• |
ide | kryesore

Zbardhet pas 20 vitesh vrasja e të riut shqiptar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar shqiptar është ekstraduar në Itali, pas një kërkimi të gjatë prej rreth 20 vjetësh nga autoritetet vendase i akuzuar për vrasje. Luan Vrapi akuzohet si i autor i vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar Hyso Telharaj, ngjarje e ndodhur më 8 shtator të vitit 1999 në Foggia.

I arratisuri, u gjurmua falë bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe zyrës së ekspertit italian të sigurisë që operon në Tiranë. Vrapi iu dorëzua në Romë autoriteteve të burgut në pritje të vendimit të mëtejshëm të gjykatës.

Hyso Telharaj kishte shkuar në Itali për të kërkuar punë dhe kishte përfunduar si punëtor në bujqësi në Capitanata. Ishte 22 vjeç kur u përpoq të rebelohej kundër bandave duke paguar me jetën e tij refuzimin për t’u dhënë atyre një pjesë të fitimeve të tij.

Siç shkruan “La Stampa” i riu u vra në një vilë në periferi të Borgo Incoronata nga një bandë e armatosur. Gjatë ditës në fusha për të mbledhur domate, natën disa orë pushim në një shtëpi të improvizuar.

Disa miq u përpoqën ta paralajmëronin se po e kërkonin, por ai, zgjodhi të mos ikte. Ai u rrah, pastaj u qëllua për vdekje me nëntë të shtëna. Kushëriri i tij – i cili kishte mbërritur në Puglia dhe ishte me të – u ndalua.

Një udhëtim nga Shqipëria në brigjet italiane për të ndihmuar familjen e tij dhe për të vazhduar studimet. I fundit prej gjashtë fëmijëve, kjo ishte ëndrra e tij, e ndërprerë në mes nga refuzimi për t’ia dorëzuar korporatave pothuajse gjysmën e fitimeve të tij prej 13 mijë liretash për një kuti domate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *