• |
ide | kryesore

“Luajtëm për shokët e infektuar me Koronavirus”: Kalari i dëshpëruar për barazimin

-Instant, Sport

“Po të kishte shënuar Bardhi, do të flisnim ndryshe”. Kalari e di se futbolli nuk është me ‘po të’, por kur rezultati të shpëton në minutat shtesë është gjithnjë keqardhje e madhe. “Për këtë më vjen keq më shumë sot. Kemi bërë një ndeshej të mrekullueshme duke patur parasysh situatën e ditëve të fundit. Më vjen keq se dhamë gjithçka luajtëm për gjithçka sot. Kishim besim se do t’ia arrinim fitoren, por duhet të jemi krenarë për atë çfarë bëmë sot”.

Një mendim edhe për 5 lojtarët e infektuar me Koronavirus vetëm një ditë përpara ndeshjes me Tiranën. E është pikërisht atyre që Kalari ia atribuon performancën e të kuqve në derbi: “Nuk është e pakët kjo situatë që kemi kaluar – komentoi zv trajneri i Partizanit -. U mblodhëm dhe diskutuam dhe thamë të japim maksimumin në fushën, edhe për ata djem që janë infektuar me koronavirus. Dhamë çdo gjë, luajtëm dhe për ata”.


Në fund nuk mund të mos prekej cështja Sormani: “Nuk ka asnjë thyerje. Ai e ka stërvitur sot ekipin. E mora vesh para se të vija në stadium që do ta drejtoja unë ekipin. Për gjërat e tjera, nuk janë pyetje që më takojnë mua. Janë vendim që u takojnë drejtuesve të klubit. Nuk mund t’i japë këto përgjigje”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu