• |
ide | kryesore

Mbyllet Bashkia e Malësisë së Madhe, dalin pozitivë me Covid 2 punonjës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkia e Malësisë së Madhe ka mbyllur dyert deri ditën e hënë, për shkak se dy punonjës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Pritet përgjigjja e testit edhe për 9 punonjës të tjerë, që kanë pas kontakte me të infektuarit.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës, ndërsa do të hapet sërish ditën e hënë të javës së ardhshme.

Deri më tani, Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID-19, një të infektuar dhe një viktimë, duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura. Por, sot numri i të infektuarve ka shkuar në 4, ndërsa priten përgjigjet për 9 të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *