• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Sa i gjatë ishte Skënderbeu

-Instant, Arkiva, Dossier



Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV). Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Për të është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë.

Por kur është fjala për personalitete që kanë lënë kaq shumë gjurmë në histori, kureshtja njerëzore kërkon të mësojë për ta edhe detajet më të vogla. Gjergj Kastrioti shpeshherë është portretizuar si një njeri i fuqishëm, por shtatshkurtër. A është e vërtetë kjo?

Ndonëse Skënderbeu ka jetuar në shekullin XV (1405-1468), falë një dokumenti prej 26 fletësh që ruhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, mund të arrijmë të përllogarisim përafërsisht gjatësinë e trupit të tij. Këtë përllogaritje e ka bërë albanologu dhe prifti italian, At Giussepe Valentini (1900-1979), në një artikull të tij të botuar më 1971, në revistën “Shejzat”.

Në këtë artikull, Valentini citon një dokument të datës 8 korrik 1457, që Gjergj Kastrioti ia kishte shkruar Senatit të Venedikut, përmes të dërguarit të tij, priftit apostolik Xhorxhio Pelini, abat i Shën Marisë së Ratacit, pranë Antivarit (Tivarit). Në këtë letër, Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët:

“Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje. Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”.

Pra për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar prej 1.75 m. Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75. Nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m. Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth kësaj gjatësie” – shkruan At Giussepe Valentini. /Dita



4 Comments

  1. E kam dëgjuar Muç Nanon, që për të zhvlerësuar Skënderbeun që shqiptarët e kishin “legjendizuar” sipas tij si një burrë shtatlartë, të thotë se ai mbase ka qenë “shuttabiq”.
    Duke lexuar këtë shkrim, më shkoi ashtu kot mëndja tek ky çapaçul pa asnjë vlerë, që si Auron Tare kërkon të zhvlerësojë figurat më të shquara të kombit tonë, duke qenë vetë një hiç, një kokër rëre në plazhet e Shqipërisë.

  2. Me konsiderte apsolute per vlerat studjuese te At Giussepe Valentini , mendoj se eshte nje teze e veshtire te konkudosh ne gjatesine e sakte te heroit tone kombetar. Te mos harojme se njerzimi ka ardhur vazhdimisht ne rritje trupore gjate shekujve. Nga ky fakt mendoj se dhe gjatesia 1.75 per kohen ka qene mbi mesataren e gjatesise se njerezve te asaj periudhe historike

  3. Sipas dokumentit : 8 krahe mjaftonin per 1.75 dhe 9 krahe mjaftonin per 1.98… kjo nuk verteton qe Skenderbeu ishte 1.98.
    E vetmja gje qe kjo verteton eshte qe Skenderbeu ka qene me i gjate se 1.75 dhe me i shkurter se 1.98.
    Pra gjatesia e tij ka qene diku ne keto limite.
    Ai mund te kete qene dhe 1.77 ashtu sic mund te kete qene dhe 1.98.
    Nuk ka rendesi fare gjatesia, por thjesht zemra dhe mendja. Te jesh i gjate , nuk do te thote te jesh hero.
    Napoleaon Bonaparti ishte 1.67 dhe beri te dridhej gjithe bota…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *