• |
ide | kryesore

Guardiola ekzaltohet nga ‘falja’ e CAS, Mou e Klopp pyesin” Nëse nuk janë fajtor, përse gjobiten 10 milionë euro?”

-Instant, F1, Sport



Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) që hoqi skualifikimin për dy vjet nga kupat europiane ndaj Manchester City, skuadra e Guardiolas përgatitet të kthehet në fushë në Premier League, por debati kryesor duket se është vendimi i CAS në Lozanë, që përmbysi vendimin e 14 shkurtit, duke e kthyer gjithcka në një gjobë të thjeshtë (10 mln): “Jam thellësisht i lumtur për vendimin e djeshëm. U thanë shumë falsitete, por klubi veproi gjithnjë në mënyrë të rregullt e fitoi në fushë” ka thënë tekniku i Citizens në konferencë për shtyp.

“Si kam përsëritur shumë herë, nëse do kishim bërë dicka të gabuar do pranonim vendimin e Uefa-s e të CAS-it. Kishim të drejtën të mbroheshim dhe e bëmë, duke besuar në korrektësinë e punës sonë. Të shumtë ata që na kritikuan, por gaboheshin. Në 10 vjet klubi është rritur shumë e ka investuar shumë, si edhe skuadra të tjera në Europë. Nuk u skualifikuam sepse ndoqëm rregullat e Fair Play Financiar, përndryshe do na kishin dënuar” përfundoi Guardiola.

Fjalë që në fakt nuk gjejnë dakordësi fare tek kolegët e tij, Klopp e Mourinho, që kanë kritikuar vendimin e CAS: “Jam i lumtur që City mund të luajë në Champions League, por nuk mendoj se ishte një ditë e bukur për futbollin, të jemi të ndershëm – ka thënë tekniku i Liverpool, që pastaj shtoi – Fair Play Financiar ekziston për të mbrojtur klubin, për të mbrojtur kompeticionin. Kjo ishte idea origjinale, ajo që asnjë klub të mos shpenzonte shumë e kështu me radhë. Klubet duhet të gjejnë mënyrën që të mund të shpenzojnë në bazë të mundësive reale”.

Shumë më i ashpër José Mourinho, që nuk përdori fjalë të mesme, kur e përcaktoi vendimin “të turpshëm” e ngriti pyetjen: “Nëse City nuk është fajtor përse sanksionohet 10 milionë euro?. Nëse nuk je fajtor nuk duhet të kesh gjobë – shtoi tekniku i Tottenham në konferencë për shtyp – Nëse janë fajtorë edhe vendimi është i turpshëm e duhet të përjashtohen nga kompeticioni. Nuk e di nëse Manchester City është fajtor ose jo, por në të dy rastet është një vendim i turpshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *