• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Naya Rivera

Paparazzi, Slider



Një ditë pasi trupi i saj u gjet në liqen, autopsia e aktores Naya Rivera konfirmoi se ajo ka vdekur duke u mbytur dhe nuk kishte shenja droge ose alkooli.
Zyra e Kontrollit Mjekësor të Ventura-s publikoi informacionet e autopsisë të martën duke konfirmuar se trupi i gjetur të hënën ishte i 33-vjeçares Rivera.

Mënyra e vdekjes së saj u cilësua si aksidentale.

“Gjetjet e autopsisë përshtaten me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë”, thuhet më tej.

Rivera u zhduk në 8 korrik ndërsa shëtiste me djalin e saj 4-vjeçar Josey.
Kërkimet për të nisën pasi djali u gjet në gjumë i vetëm në një varkë në mes të liqenit. Në atë moment nuk kishte asnjë gjurmë të aktores.
Ai tha që nëna e tij nuk u kthye më në varkë kur shkuan për të notuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *