• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Billës/ Detaji që “tradhtoi” 26-vjeçaren Adiola Lakra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nxitimi për hequr qafe telefonin me të cilin komunikonte me Hekuan Billën, duke e shitur menjëherë pas ngjarjes, ka ngritur dyshime të forta kundër të dashurës së tij, Adiola Lakra. 26-vjeçarja po hetohet në masën “arrest në burg” për vrasjen e 11 qershorit, pasi dyshohet se mund të jetë përdorur si karrem për nxjerrjen në pritë të Billës.

Detaji komprometues i largimit të telefonit dhe është rrëfyer nga vetë e reja para prokurorëve. Referuar dëshmisë së saj, të zbardhur në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë Lakra ka rrëfyer në telefonin e saj “iPhone X” kishte dy numra telefonikë dhe dy aplikacione “Whatsapp”.

“Me shtetasin Hekuran Billa të gjitha komunikimet i kam bërë vetëm në aplikacionin Whatsapp tek numri tjetër për të cilin nuk kujtohem për asgjë, (pra jo tek numri telefonik me 001 një fund). Aparati telefonik me të cilin kam komunikuar me Hekuranin e kam shitur pas ngjarjes, diku 2-3 ditë pas ngjarjes tek “dollari” në qendër të qytetit”.

Më tej Lakra ka pohuar se përveçse nuk mbante mend numrin mes të cilit komunikonte me Billën, nuk kujtonte as në emrin e kujt ishte regjistruar. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë 26-vjeçarja mohoi çdo dyshim të ngritur kundër saj, por gjykata e la në burg.

Para raportit me Billën, Lakra ka pasur një marrëdhënie me Sebastiano Malin, nipin e Viktor Markut, të dy të arrestuar në lidhje me vrasjen e Billës. Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Billa në Angli në vitin 2006./A2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *