• |
ide | kryesore

Covid në Itali, 233 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

Planet, Të fundit



Vijon rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në Itali. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, në 24 orët e fundit janë shënuar 233 raste të reja.

Në total, numri i të prekurve nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 243 967. Viktimat në 24 orët e fundit janë 11, duke e çuar shifrën totale në 35 028 viktima. Ditën e djeshme u regjistruan 20 viktima.

Aktualisht, rastet aktive në vend numërohen në 12.456, 17 më pak se dje

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 3 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 758 vdekje, si edhe 55 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 371 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *