• |
ide | kryesore

Denoncimi i ekspertit: Në marketet shqiptare shitet një dizinfektant anti-covid vdekjeprurës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Doktori i Shkencave Ilir Pecnikaj ka bërë një denoncim të fortë në studion e Fax News, kur tha se në marketet në Shqipëri shiten dizinfektantë që janë toksikë, e madje në rast se përdoren në një përqendrim të lartë mund të sjellin dhe vdekjen e njerëzve.

“Të gjithë njerëzit kanë një mani që të blejnë dizinfektant, në disa prej markatave shitet një produkt i ndaluar që është metanoli, që ka një toksitet shumë të lartë, me një përqindje rreth 15 ml mund të çojë në verbimin e personit, dhe në një përqindje më të madhe, nga 50-80 ml mund të çojë në vdekjen e tij.

Në të gjithë Europën është ndaluar, ndërsa në vendin tonë ai përdoret si dizinfektant. Nëse një njeri mund të dizinfektojë duart disa herë në ditë, atëherë ajo mund të përthithet nga organizmi dhe të shkaktojë dëme të mëdha në organizëm. Kjo ka emrin dhe dallohet që është lëndë toksike, ndërkohë për shumicën e dizinfektantëve shënohet që janë vetë alkool. Ku është AKU-ja në këtë mes?! Shitet lehtësisht në markete”, – ishte shqetësimi i ngritur nga Pecnikaj.

Një tjetër denoncim i bërë prej tij ishte dhe fakti sesi bëhet pastrimi i kryeqytetit. Sipas Pecnikajt fshirja me fshesë e rrugëve, ndikon në përhapjen e virusit, dhe pastrimi duhet të bëhet vetëm përmes ujit, që nuk i ngrejnë spërklat që njerëzit mund të kenë përshtyrë në ajër.

“Covid përhapet përmes spërklave, pra nëse ne pështyjmë në kokë ai qendron në tokë, dhe mund të qendrojë aty për 48 orë. Ne shohim që në Bashkinë e Tiranës, rrugët pastrohen me fshesa, që do të thotë e ngrejmë atë në ajër, ku rri në formën e aerosolit, dhe në formën e grimcave. Virusi mund të qendrojë më shumë se 9 orë aty, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse i ngrejmë në ajër sekrecionet përmes fshirjes së rrugëve, duhet bërë larja e rrugëve dhe jo fshirja e tyre”, tha doktori i shkencave.



10 Comments

    1. Hudh njehere syte rrotull, se mos te fut golin Dashi nga masditja. Se ata qe e pijne nonji gote ja prishi menjen grave te dynjose

  1. Alarmi i dizifektuesve me methanol eshte i ngritur kete jave nga autoritetet USA por Dizifektuesi i duarve nuk eshte objekt kontrolli nga AKU..Mos ja fusni kot! Ndersa sa i perket grimcave te bashkise qe ngre me shfryrese te shtrenjta ajri, ka plotesisht te drejte!

  2. Cdo lloj media e shkruar apo vizive, di i kerkonte profesorit, fakte per deklaratat qe ben.
    Hapi dyte eshte permendja me emer e dezifektantit ne fjale.
    Hapi trete eshte alarmi i autoriteteve dhe burg per ate pidhnonen qe e ka fut ket dezifektant.

    Kto denoncimet ne hava, jane me keq se muhabete jevgjish te klubi lagjes.

      1. Ku i ke miliona te vdekur ti o gomar??
        A e ke degjuar se ca po ndodh ne bote, ne Brazil tha qeveria qe eshte mbush spitali plot, U revoltuan njerezit dhe u futen me dhune se nuk besonin, cte shihnin, qeveria pretendonte per 200-300 te shtruar ne realitet ishin 4-5 veta…
        Une nuk jam nga ato qe them qe virusi eshte mashtrim, por jam i sigurte qe eshte shume me pak i demshem sec po perpiqern te na bindin.

        1. Ta kane thene te gjithe qe vdekshmeria eshte 4%…o gomar! Ne ate 4% eshte e lehte te hysh..Te kujtoj qe edhe vdekshmeria e gripit te tmerrshem spanjoll ne fillimet e shekullit ishte 2-10%, por atehere nuk kishte as antivirale e as antipiretike. .mjaft me kaq per sot..Per te tjerat degjo Bolsonaron qe dogji gjithe pyjet e amazones apo trumpin (qe nga frika vuri maske)..

  3. Ky doktorri ose eshte trap ose e kane paguar per te folur budallalliqe.
    Methanol eshte vertet toksik, por kur pihet, jo kur disifektohen duart.
    Per te mos thene pastaj qe disifektanti nuk ka perberje 100% Methanol.
    Duhen 10 ml methanol puro i paster qe te shkaktoi verbim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *