• |
ide | kryesore

Video/ 3 pikë larg titullit matematik: Tirana e zgjidh me ‘akademi’ kundër Flamurtarit

-Instant, F1, Sport, Video



Një hap më pranë titullit kampion, në pritje se cdo të ndodhë me Kukësin në Shkodër. Tirana mposht me rezultatin 2-0 Flamurtarin për javën e 34 të Kategorisë Superiore, duke shkuar vetëm 3 pikë larg shpalljes zyrtarisht kampion. E zgjidhin ndeshjen dy lojtarët e Akademisë bardheblu Muci, në golin e tretë radhazi dhe Ismajlgeci, që po tregon gjithnjë e më tepër personalitet.

Nuk ishte e lehtë të kalojë një Flamurtar të përqendruar, që vazhdon të respektojë kampionatin deri në fund, pavërësisht se prej shumë kohësh i janë vendosur fatet në Kategorinë e Parë. Egbo me ndryshimet e bëra në skuadër për ti dhënë frymëmarrje lojtarëve, duke parë edhe ndeshjen e lehtë në letër, vuajti deri në minutën e 21 kur një 11 metërsh i hapi rrugën fitores së kryeqytetasve. Nga pika e bardhë, në mungesë të Bathës, shkoi Muci që realizoi golin e tretë në tre ndeshje, duke lënë një gjurmë të fortë drejt titullit të 25 kampion.

Flamurtari i friksoi në më shumë se një rast kryesuesit e kampionatit, madje reklamoi edhe një penallti në fund të pjesës së parë, por u detyrua të dorëzohet në minutën e 67 kur pësoi golin e dytë, që mban firmën e Ismailgecit. 69 pikë pas 34 javësh për Tiranën, që mban sytë në Shkodër për ndeshjen e nesërme ku Vllaznia do të presë Kukësin, që për momentin e sheh veten 7 pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *