• |
ide | kryesore

Lautaro thyen heshtjen: “Për Inter jap gjithnjë 110%”

-Instant, Sport



Edhe pse e e ardhmja e tij tek Barcelona nuk është një hipotezë e perënduar, Lautaro Martinez mendon vetëm për Inter. E konfirmon deklarata e tij për mikrofonët e Matchday Programme të ndeshjes së zikaltërve kundër Fiorentinës: “Jam një djalosh që lufton gjithnjë, për objektivat e mi, për ato të skuadrës, për lumturinë e tifozëve. Conte më ka dhënë besim: është dicka shumë e rëndësishme e vendimtare, sepse ka punuar mbi mentalitetin e cdokujt prej nesh. E vlerësoj shumë, cdo ditë na përmirëson më shumë”.

Lautaro më pas ka shtuar: “Ndeshja ose goli për zemër? Vështirë, sepse kur zbres në fushë dua të jap maksimumin për të bërë më mirë se herët e tjera. Ndoshta dy golat më të bukur që kam shënuar me Inter kanë qenë ato në Dortmund, por edhe ai në miqësoren me Atletico Madrid në verën e 2018-ës. Mundohem të jap gjithnjë 110% për këtë klub, për gjithë personat që e duan, për fanellën zikaltër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *