• |
ide | kryesore

Opozita e bashkuar i përgjigjet Ramës: Ndalimi i koalicioneve shkatërron të dyja marrëveshjet për zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita e Bashkuar i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas qëndrimit të mazhorancës për ndryshimet kushtetuese sa i përket Kodit Zgjedhor. Sipas opozitës, po minohet marrëveshja e 5 Qershorit me heqjen e koalicioneve, duke marrë vendime të njëanshme.

Reagimi i Opozitës së Bashkuar:

Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.

Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,
· pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);
· në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;
· pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;
· në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve.
· pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.



8 Comments

    1. Pse eshte plakur kaq shume Rama? Ka lene mjekren qe te duket si Ismail Qemali, por duket te pakten dyfishi i Ismailit. Pse i jane skuqur aq shume syte Rames?

  1. Keta te cajne karin me kete OSBE ODIHR, thane pra keta qe te jene komisionet e papolitizuara e meqe u rruhet shume per mendimin e tyre pse s’ua moren per baze

    1. Pse administrata eshte e depolitizuar sipas teje? Ti qe shkruan ketu do ishe nje kryetar KQZ krejtesisht i pamvarur nga keta te opozites dhe do i jepje llogari vetem Rames apo jo fugist?

  2. Zoti Basha!
    Edi Rama ka bërë çfarë ka dashur, ai nuk do të pyesë, askënd, edhe sikur t’a kërcënojnë ambasadorët.

    Ne kemi vetëm një mundësi: Përmbysja me dhunë e e dikatorucit lapangjoz, hajdut e frikacak.

    1. Shume mire do besh. Rrembe armet dhe dil maleve se molotovi nuk pi me uje. Pastaj kur ta hash ne byth mos thuaj perse nuk erdhet ju te tjeret. Dukesh qe je trap dhe harron qe jetojme ne Europe dhe jo ne Afrike. Kur nje force politike si PD nuk mobilizon dot nje popull te bej rrotacion pushteti duhet te nderroje patjeter liderin.

  3. Quiz: çfarë do bëjë opozita e bashkuar? Sa e bashkuar është kjo opozitë që ka frikë të hyjë në zgjedhje e pa-bashkuar formalisht a thua se mbas zgjedhjeve Likja ja ngop Lulit ngjalën dhe shtrihet në krevat me Edin ? ?

  4. Përpjekja e tyre për të bërë zhurmë dhe për të krijuar idenë se po preket 5 qershori, është thjesht një aksion që tenton të maskojë hipokrizinë e Lulzim Bashës, që ka mbushur gjithë Ambasadat dhe gjithë aktorët e shoqërisë civile me gënjeshtra, se ai është dakord për listat e hapura, por nuk do Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *