• |
ide | kryesore

Vjen reagimi i Kim Kardashian pas deklaratës së bujshme të Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Deklaratat e Kanye West lidhur me abortin dhe çështjen e ndarjes nga partnerja, Kim Kardashian, bënë xhiron e rrjetit dhe reperi u kthye në kryefjalën e mediave. Postimet e tij në Twitter e vunë Kanye-n në qendrën e vëmendjes dhe u tha se Kim nuk ishte aspak e kënaqur me deklaratat e tij. Kanye pretendoi se “Kim u përpoq të sillte një mjek për ta mbyllur në spital”, ndërsa bëri edhe të tjera deklarata të forta për të cilat u pendua dhe i fshiu. Pas lajmeve të bujshme, burime për “People” kanë treguar reagimin e Kim Kardashian.

Ata thanë se ylli i “KUWTK” ndihet keq dhe mendon se partneri i saj vuan nga bipolariteti.

“Ka dashur ta ndihmojë shumë Kanye-n, të qetësohet dhe të kontrollojë reagimet e tij në publik. Familja besoj se West vuan nga bipolariteti. Ai nuk dëshiron të marrë mjekime sepse mendon se ato i ulin kreativitetin, megjithatë ajo që ka pohuar për vajzën e tij, North i ka shokuar të gjithë. Kim ka punuar shumë për ta ndihmuar dhe nuk do ta lejojë West t’ia bëjë këtë fëmijëve të tyre”- kanë treguar burimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *