• |
ide | kryesore

Covid-19 po bën kërdinë mes politikanëve kosovarë. I prekur edhe Jakup Krasniqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Koronavirusi po bën kërdinë mes politikanëve në Kosovë. Pas kreut të LDK, Isa Mustafa edhe ish kryeparlamentari dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në një prononcim për mediat në Kosovë Krasniqi është shprehur se gjendja e tij shëndetsore është e qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpinë e tij.“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu thuhet se edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli rezulton i infektuar me koronavirus. Por gazeta express qe ka publikuar lajmin, thekson se deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga vetë Veseli ose nga zyrtarët e PDK-së.

Deri më tani ka mbi 10 politikanë të infektuar në Kosovë e cila po kalon një periudhë të keqe të pandemisë duke pasur vetëm dje mbi 240 të infektuar zyrtarë.

 

 

 



3 Comments

  1. Identik si John Coetzee ngjake mor Kupi.Kur pashe foton thashe se po na iken edhe nje shkrimtar i madh, por dhe per ty na vjen keq si shkrimtar i vogel.

  2. KUPA ESHT INFEKTUE PAS VIZITES QE JA KA BO ISA MUSTAFES NE SHPI SE KTA JAN JARANA TE VJETER NATEN TAKOHEN DITEN SHAHEN DASHT ZOTI E SA MA SHPET E MERR NGA KTU KSI BETHLAREM SI QIFTI I KUPES KUNDRA KTI KUNDRA ATI E BASHK SHKOJN NE KUALICIONE NEPER QEVERI COFT SA MA DHPET KY BYTHLAREM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *