• |
ide | kryesore

Basha: Mbështes hapjen e listave 100%, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në fund të takimit të Opozitës së Bashkuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha ofroi konsensus për Edi Ramën. Basha deklaroi se opozita pranon hapjen e 100 për qind të listave për deputetë, me kushtin që formula e koalicioneve dhe e përzgjedhjes së mandateve të mos preket.

Fjala e Bashës

Ne kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të Këshillit Politik, zotin Oerd Bylykbashi dhe zotin Petrit Vasili, që, sa i takon kësaj çështje të paraqesin qenfrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon:

Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore.

Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e Këshillit Politik dhe është i drejtë për më shumë se një arsye. Së pari sepsë nuk mund t’u thuash shqiptarëve ‘po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prapë partia. Psh, në 34 deputetë të Tiranës, i bie që 11 të zjedhë partia dhe 1 apo 2 të zgjedhin qytetarët. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokatra, ku, realisht, qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste, 1/3-ën e zgjedh partia, që do të thotë që qytëarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenciale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenciale.

Pra, duket qartë që është një mish-mash i gatuar me synimin e vetëm të prishjes së koaliconit opozitar, tentativë që e ka bërë politikisht dhe tani do që ta bëjë me ndryshime të njënashme kushteteuse.

Për këtë të fundit, Opozita e Bashkuar është e qartë, kjo është e papranueshme dhe përbën një kërcënim real, të rëndë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe, natyrisht për intgrimin europian të vendit.



13 Comments

    1. Ore njeri me tru te shpelare.. nuk e shikon se ky nuk kishte nga e levize prapanicen dhe po ben fiks fare ate qe donte Rama.
      Per ti dhene kredi vetes , gjoja vendosi qe listat te hapen 100% . Por Rama e kishte kete mundesi ne propozimin e tij ( jo me apk se 2/3 , domethene minimumi 2/3 por maksimumi mund te shkoje 100% ) .

      Dhe pastaj me nje ton triumfi thote se ”’ Psh, në 34 deputetë të Tiranës, i bie që 11 të zjedhë partia dhe 1 apo 2 të zgjedhin qytetarët.”” . Po cdo njeri qe ka bere nje cike aritmetike do te thoshte .. Po jo o Lulush.. se nuk ka mundesi qe 1/3 te jete 11 deputet dhe 2/3 te jene 1 ose 2 deputete. Eshte gomarrllik kjo qe po thua. Po hadje se gomeret e tu e pertypin kete lloj ferrre.
      Megjithate .. shiko kur te dali Rama dhe do thote .. JAM SHUME DAKORT ME SYGJERIMIN E SHOKUT TIM LULI.
      Me vjen per te qeshur kur degjoj tonin luftarak fitimtar te fjalimit te tije , kur ne esence te gjithe fjalimit eshte PO I PRANOJME LISTAT E HAPURA.
      Rama i fitoi dhe ca pike me shume me kauzen e listave te hapura qe nuk ishte kauza e tij.
      Bravo i qofte.

      1. mire qe kishim sufflaqexhit e fuges , po tani na u shtuan dhe servilet e myslymit , po ik o rrot kari se edi rama eshte i vdekur i pakallur , nqs nuk e gelltisni dot qe ky njeri do jete kryeministri i ardhshem , cfare tju them , zoti ju ruajte mendjen

        1. O i paymer.. Lexove ne ndonje rresht te komentit tim qe Rama i ka te fituara zgjedhjet ?
          Nuk e kupton qe Rama do qe humbja te jete sa me e vogel. ? ( mundesisht te marri 45%-48%) .
          Dhe direkt mbas zgjdhjeve Rama terhiqet nga jeta politike. E ka thene disa here vete me pare.
          Sa per ate qe ‘ duhet te gelltisim’ qe Lulushi yt i trashe , por te mos thene debil , do behet kryeminister , ate duhet ta gelltisi ne rradhe te pare duhet ta gelltisi PDja qe njeri kaq pa shtylle kurizore te jete ne krye te saj.. Pastaj do shohim dhe do qeshim , me vone do qajme , me gafat dhe budallalliqet e tij ne qeverisje.
          Zoti te shpetofte nga PDja o njeri i zotit.

      2. Po ti more trim sot po e dëgjon për herë të parë Bashën që të pranojë lisstat e hapura ?
        Ka disa vite që e ka publikuar disa gerë që për mua , më i pranueshëm është mazhoritari me lista të hapura e në fakt në PD ka filluar puna që kandidatë të zgjidhen në bazën e partisë e jo nga kryesia.
        Po loz edhe ti si Rama kungulleshkat pse një e jo dy,
        Basha thotë 100% lista të hapura, kurse Rama edhe për 70% të hapura e deklaron se e ka me pishmanllëk e bile ka deklaruar se si të hapura e si të mbyllura, në PS do të jem unë që do ti miratoj.
        Në fakt nuk është për mua problemi tek listat e hapura apo të mbyllura, por tek kontrolli i kandidatëve, vetingu i tyre që të mos kenë pasur rekorde kriminale në të kaluarën.
        Me lista të mbyllura morën pjesë të gjitha parritë në zgjedhjet e fundit.
        PD jo e jo por asnjë parti tjetër nuk pati aq shumë deputetë e kryetarë bashkie me të kaluar kriminale sa PS, e ky nuk është ndonjë përceptim subjektiv, por është me numura arrithmetikorë.
        Vetëm në qarkun e Lezhës i mbaruan kandidatët për deputetë Ramës, pasi i dilnin të gjithë me të kaluar kriminale. Sa deputetë të “Rilindjes” kanë dalë me “koronavirusin” e korrupsionit e krimit ?
        Sa kryetarë bashkie gjithashtu ?
        Më gjej një deputet apo kryetar bashkie të PD me të kaluar kriminale apo të ketë qenë i dënuar nga gjykatat europiane.
        Ti thua se Rama fitoi pikë me kauzën e listave të hapura, por lëvizja e fundit e Bashës ja ktheu këto pika, Ramës në kokën e zhveshur si pika breshëri që mbase do ta sjellin në mënd këtë të krisur.
        Pse vërtetë mendon se ka kaq shumë budallej në Shqipëri si puna tënde, që të mos ta kenë kuptuar se nga i lindi “dashuria” Ramës për listat e hapura ?
        Gjithë hallin e kishte se duke hequr koalicionet, do të mund ti vidhte opozitës nja 5 -6 deputetë
        Deklarata e Bashës zhvlerëson edhe pretendimin e të ashtuquajturve opozitarë që kanë dalë me flamurin e listave të hapura e tani nuk kanë më se çfarë të thonë për opozitën reale.
        Bile mosprishja e koaliciobeve ju intereson edhe disa nga këtyre opozitarëve që duke krijuar ndonjë partiçkë të vogël, të hyjnë në garë me koalicione, si ta kenë qejfin, ndaç në koalicion me Ramën të cilit shërbyen deri tani, apo ndash ti bashkohen edhe partisë së punës. apo asaj konservatore të Gjuzit

  1. Tani do te dale Edvini dhe buçet e tij,lymi,rudina dhe endri shabani e do thone jo nuk duhet se eshte e ndrelikuar fleta dhe votimi ne tersi !!!!!
    Edvin Rama je i marre fund !Ndiq miqte qe s’jane me,takoi ne boten tjeter !

  2. Dakord per hapjen 100% te listave?Më ne fund nje vendim i zgjuar politik,më ne fund e meriton nje bravo te madhe,më ne fund nje shkëndijë shprese ne politiken e dhjerë.

  3. Po ti more trim sot po e dëgjon për herë të parë Bashën që të pranojë lisstat e hapura ?
    Ka disa vite që e ka publikuar disa gerë që për mua , më i pranueshëm është mazhoritari me lista të hapura e në fakt në PD ka filluar puna që kandidatë të zgjidhen në bazën e partisë e jo nga kryesia.
    Po loz edhe ti si Rama kungulleshkat pse një e jo dy,
    Basha thotë 100% lista të hapura, kurse Rama edhe për 70% të hapura e deklaron se e ka me pishmanllëk e bile ka deklaruar se si të hapura e si të mbyllura, në PS do të jem unë që do ti miratoj.
    Në fakt nuk është për mua problemi tek listat e hapura apo të mbyllura, por tek kontrolli i kandidatëve, vetingu i tyre që të mos kenë pasur rekorde kriminale në të kaluarën.
    Me lista të mbyllura morën pjesë të gjitha parritë në zgjedhjet e fundit.
    PD jo e jo por asnjë parti tjetër nuk pati aq shumë deputetë e kryetarë bashkie me të kaluar kriminale sa PS, e ky nuk është ndonjë përceptim subjektiv, por është me numura arrithmetikorë.
    Vetëm në qarkun e Lezhës i mbaruan kandidatët për deputetë Ramës, pasi i dilnin të gjithë me të kaluar kriminale. Sa deputetë të “Rilindjes” kanë dalë me “koronavirusin” e korrupsionit e krimit ?
    Sa kryetarë bashkie gjithashtu ?
    Më gjej një deputet apo kryetar bashkie të PD me të kaluar kriminale apo të ketë qenë i dënuar nga gjykatat europiane.
    Ti thua se Rama fitoi pikë me kauzën e listave të hapura, por lëvizja e fundit e Bashës ja ktheu këto pika, Ramës në kokën e zhveshur si pika breshëri që mbase do ta sjellin në mënd këtë të krisur.
    Pse vërtetë mendon se ka kaq shumë budallej në Shqipëri si puna tënde, që të mos ta kenë kuptuar se nga i lindi “dashuria” Ramës për listat e hapura ?
    Gjithë hallin e kishte se duke hequr koalicionet, do të mund ti vidhte opozitës nja 5 -6 deputetë
    Deklarata e Bashës zhvlerëson edhe pretendimin e të ashtuquajturve opozitarë që kanë dalë me flamurin e listave të hapura e tani nuk kanë më se çfarë të thonë për opozitën reale.
    Bile mosprishja e koaliciobeve ju intereson edhe disa nga këtyre opozitarëve që duke krijuar ndonjë partiçkë të vogël, të hyjnë në garë me koalicione, si ta kenë qejfin, ndaç në koalicion me Ramën të cilit shërbyen deri tani, apo ndash ti bashkohen edhe partisë së punës. apo asaj konservatore të Gjuzit

  4. O Pandi, ku je o bure?! A e hengre akulloren?! Akoma jo?! Ca flet?! Vari Tr! thotë:

    Jo lista te hapura, jo lista te mbyllura! Kaq se kuptoni o njerez, qe ky eshte teater?! Po tju dhimsej ky popull nuk e lodhnin me karlliqe! Mjafton te kthenin mbrapsht ndryshimet qe u bene ne 2008 ne Kushtetute. Kaq! Keta thjesht tallin trapin me popullin dele qe i voton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *