• |
ide | kryesore

Fabinho festë në shesh me Liverpool: hajdutët ‘festë’ në shtëpinë e tij

-Instant, Sport



Festime të hidhura për mesfushorin e Liverpool Fabinho. Në kohën kur lojtari po festonte me shokët fitoren e Premier League, një grup hajdutësh i boshatisi shtëpinë. Policia e Merseyside pranon se keqbërësit kanë vjedhur bizhuteri dhe një Audi RS6. Makina është rikuperuar më pas rreth 20 milje më larg, në Wigan.

Fabinho e familjart e tij kanë zbuluar vjedhjen me thyerje kur janë kthyer në shtëpi në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Policia po mbledh filmimet e sistemit të sigurisë ndërsa ka ekzaminuar shtëpinë dhe makinën e 26 vjecarit brazilian të Reds.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *