• |
ide | kryesore

Partizani në panikun e playout: kundër Vllaznisë duhet patjetër pika

-Instant, F1, Sport



Tirana bën daljen e parë si kampione e re e vendit, në javën e 35 të kampionatit, Laçi, Kukësi e Teuta janë të sigurta që shkojnë në Europë. Pavarësisht kësaj, kurbinasit do ta provojnë deri në fund atë vendin e dytë, tani katër pikë larg, për të qenë të kompletuar edhe statistikisht. Ndeshja nuk duhet të jetë aq e luftuar sa me Tiranën në kërkim të pikëve, por gjithësesi mbetet kundërshtare skuadra e vendit të parë. Kjo edhe për të mos i dhënë mundësi parakalimi Teutës që ka një ndeshje të lehtë me Flamurtarin, të paktën në letër.

Në mbrëmje Kukësi e Skënderbeu do të japin një tjetër shfaqje të rivalëve të mëdhenj dikur, por që tani kërkojnë të rikthejnë shkëlqimin e pretendimeve. Kjo vlen sidomos për skuadrën e Ilir Dajës, që në pritje të shprehjes së Gjykatës Federale, duhet të djegë një vit dënim duke u prezantuar në Europë.

Por me verdiktet e tjera të ditura, e gjithë vëmendja do të përqendrohet në kryeqytet ku Partizani e Vllaznia luajnë shumë në një ndeshje ku direkt i interesuar është edhe Bylis. Zona e playout është ende në lojë dhe shkodranët duhet të fitojnë përballë Partizanit për të vazhduar të shpresojnë për ta shmangur. Të kuqtë e Kalarit, me 50 pikë, kanë nevojë vetëm për një pikë në këtë ndeshje për ti mbajtur telashet larg, në të kundërt gjërat komplikohen, nëse shkodranët vijnë dy pikë larg.

I interesuar është edhe Bylis në kuotën 47, dy mbi Vllazninë e 3 pas Partizanit, por me një ndeshje në shtëpi me Luftëtarin për të luajtur. Ballshiotët në këtë rast shpresojnë të fitojnë kundër gjirokastritëve të pamotivuar dhe të shohin Vllazninë të ndalojë, duke e bërë të pavlerë, më, pas javën e fundit…

SUPERIORE – JAVA E 35

24/07/20
Laçi 17 : 45 Tirana
Flamurtari 17 : 45 Teuta
Partizani 17 : 45 Vllaznia
Bylis 17 : 45 Luftëtari
Kukësi 20 : 45 Skënderbeu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *