• |
ide | kryesore

SPAK e mori të pandehur, KPK pezullon gjyqtarin Luan Daci (Vendimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posacëm i Apelimit ka vendosur që të pezullojë sot nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se Daci nga sot nuk mund të marrë asnjë vendim pasi është i pezulluar. Më tej shkalla e dytë e Vettingut shkruan se në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.

Njoftimi

Pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtar Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila, me vendimin nr. 14, datë 24.07.2020, në zbatim të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi: Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.



3 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRES I SHKOJ JETA DUKE I SHIKUAR FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK,KURSE AI JARANI E KA NE SHTRAT SA HERE TI NGRIHET thotë:

    KY KA BERE VETINGUN E TE TJEREVE HAHA HAHA ,YURI KIM THOTE RROFT REFORMA NE DREJTESI,..TAULANT BALLA DHE YMER GELBAZA KELLIRA E PERKRAHIN REFORMEN NE DREJTESI

  2. Hahahaha (pa fund)!
    Tani doli gjithshka sheshit!
    E trajtojne vehten pa ligj (ah! se desh harrova bazohen ne rregulloren e hartuar e miratuar prej vehtes) si Gjykate Kushtetuese, gje e cila eshte haptazi kunder legjislacionit (Kushtetute/ Aneks Kushtetute dhe Ligj)!
    Prandaj rilindja dhe polirilindja (se jane me shume se nje) e kane trajtuar me kohe neper kancelarite e BE-se dhe te Botes Mbare qe e kemi Gjykaten Kushtetuese!
    Nje pyetje per ATA qe po “mundohen” per te krijuar Gjykaten Kushtetuese: Mos do krijohen dy Gjykata Kushtetuese apo tre polare (ne gjuhen e sotme…) ? Sepse nje e paskemi dhe me funksionon ekstra (vendim i mbledhjes se Gjyqtareve)!
    Nese jeni Gjyqtare Kushtetues dhe Gjykate Kushtetuese duhet vendim i Gjykates Kushtetuese (per “analogjine tuaj ” … pa ligj, vendim i Kolegjit te Apelimit apo KPA-se, se jeni edhe me dy emra, si te gjithe ata qe jane me emra te ndryshuar) por, jo vendim i mbledhjes…..!
    Per te vleresuar sa me siper mjafton te harxhoni dy minuta per te shikuar referencen Kushtetuese dhe Aneks/ Kushtetuese te perdorur (vetem ne rregulloren e KPA-se po gjetet ndonje gja!!! Edhe nese nuk ka gje, e shtojne nje nen gjate nates….!!!) qe, nuk ka asnje lidhje me funksiononin qe ka ushtruar mbledhja…!
    Ja si kane gjykuar Gjyqtaret Kushtetues te rilindjes dhe polirilindjes…!
    Turp per ATA qe jane pas perdes dhe qe e dine shume mire se çfare po behet ne emer te reformes ne Drejtesi (si per çdo gje tjeter ne kete vend) dhe akoma nuk i thone STOP ? !
    Persa kohe nuk eshte e tille (per te reformuar Drejtesine), duhet ndaluar sa me pare per te mos shkaterruar edhe ate qe kishim dhe, te gjenden mekanizmat ligjore per te vazhduar me tej…
    Kane bllokuar edhe Strasburgun (sepse e dine se, nese hapen seancat atje ose duhet shkrire gjithshka çfare eshte bere ketu ose duhet shkrire edhe Strasburgu ne te kunderten…)!
    Se fundmi por jo nga rendesia paskan urdheruar SPAK-un qe, te veproje shpejt….!
    Ja ku jemi…., ne Te Mjeret e VH…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *