• |
ide | kryesore

‘Ethe’ lufte në Mesdheun Lindor, rritet tensioni Turqi-Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Erdogan dëshiron të kërkojë në Egje gaz natyror duke përdorur madje dhe armët. Një konflikt i armatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel.

Ditët e kaluara situata në Mesdheun Lindor është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme. Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti shpimet në kërkimit të gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo. Qeveria greke ka bërë të qartë se shpime të tilla nuk do të tolerohen, sepse ato do të zhvillohen në territorin grek. Sipas një raporti një konflikt i armatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm të martën në mbrëmje përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel, ndërkohë që forcat e armatosura të të dy vendeve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie. A do të nisë Erdogani një luftë me Greqinë?

Politikë pickimesh ushtarake

Lidhur me këtë pyetje, Günter Seufert, drejtues i Qendrës për Studime të Aplikuara për Turqinë (CATS) pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin, tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se “Erdogani do të vazhdojë politikën e tij të “pickimeve ushtarake”, sepse sikurse nuk e njeh Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros dhe ndërmerr shpime për gaz atje, ai ka gjasa të urdhërojë në një të ardhme të afërt shpime për kërkim gazi në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë.”

Sipas Seufert çështja nëse do të ketë luftë varet nga mënyra sesi do të sillet Greqia, pra a do t’i ofrojë ajo negociata Turqisë apo jo. Gjithashtu kjo varet edhe nga mënyra sesi do të pozicionohen BE dhe sidomos SHBA. Në fund të fundit, Greqia dhe Turqia janë anëtare të NATO-s dhe vendet e mëdha të NATO-s duhet të ndërhyjnë si ndërmjetës.

Për momentin si Turqia dhe Greqia ngulin këmbë në pozicione maksimaliste. Në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare Athina pretendon që zona prej 200 miljesh detare si pjesë e Zonës Ekskluzive Ekonomike vlen edhe për ishujt e vegjël që i takojnë Greqisë, si p.sh. ishulli Kastelorizo, që gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës por afër bregdetit të Turqisë. Kurse Turqia nuk e pranon këtë pretendim. Sipas ekspertit Günter Seufert e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo udhë pa krye janë bisedimet.

BE-ja e paaftë për pozicione të përbashkëta në politikën e jashtme

BE-ja ka kërcënuar me sanksione por deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell po i nxit të dy palët të negociojnë. Por për shkak të shumë çështjesh që kanë dalë në pah vitet e fundit si – çështja e refugjatëve, politika e energjisë, roli i Turqisë në Siri dhe Libi, BE-ja nuk është e bashkuar në qëndrimin ndaj Turqisë dhe secili vend mban qëndrime të ndryshme për të gjitha këto çështje në kuadër të interesave të veta kombëtare.

Sipas tij “politika e zotit Erdogan ka për qëllim krijimin e një Turqie të madhe. Fjala është për një Turqi, që ndryshe nga Turqia e Kemal Ataturkut, nuk është e orientuar nga Perëndimi, por nga historia dhe shtrirja territoriale e Perandorisë Osmane: ne jemi fuqia e re në rajon, ne po mbushim vakumin e pushtetit që u krijua nga tërheqja e SHBA-së dhe nga dobësia e BE-së, dhe ne përfaqësojmë interesat e muslimanëve sunitë në Lindjen e Mesme. Pasojat praktike të kësaj politike janë armatimi i ushtrisë turke dhe militarizimi i politikës së jashtme në Mesdheun Lindor. Kjo politikë gjithashtu ka dimensione të mëdha simbolike, siç është shndërrimi i Hagia Sofisë në xhami.”

*Günter Seufert, drejtues i Qendrës për Studime të Aplikuara për Turqinë (CATS) pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin, ka punuar si korrespondent për Turqinë për mediat gjermane dhe ka dhënë mësim në universitetin e Stambollit, të Nikosisë dhe të Lozanës. Fushat e tij kërkimore përfshijnë Turqinë, Qipron, migracionin, politikën e zgjerimit të BE-së, fenë islame dhe islamizmin politik.



6 Comments

  1. Deri më sot, zërat mediatikë të opozitës, sulmonin këdo që ishte për hapjen e listave, me argumentin se është shërbëtor i Ramës.

    Sot, Lulzim Basha ua ka rrëzuar gjithë betejën e tyre mbi një mujore, kundër hapjes së listave, pasi tha se PD është dakord me hapjen e listave.

    Dhe, normalisht që nuk do sulmojnë edhe Bashën, por kanë filluar ta dredhin.

    Tani po nxjerrin argument të tjera, dhe për habi, mbrojnë hapjen e listave.

  2. Shkëlzeni bëhet pronar i Gërdecit që përcëlloi babi, me një letër bakalli, ku gjoja ka marrë një kredi 1.8 milionë euro. Fillimisht blen pronën, më pas merr kredinë për të blerë pronën, të cilën e lë kolateral për gjoja kredinë.

    Mes rreshtave blen edhe ca makineri boronicash 2.4 miliardë lekë (të vjetra). Marifetin e kamuflon me një kompani që ka një punëtor. Më parë seç ka blerë një makinë 85 mijë euro dhe një apartament tek ETC 346 mijë euro me punën e nderuar si sekser.

    Dhëndri zëhollë Jamarbër Malltezi bëhet pronar i 6.3 metra tokë në Tiranë, si një nga 48 trashëgimtarët. Dhe kështu dhëndri bëhet pronar i 17 pallateve në Tiranë, me sipërfaqe ndërtimi 28.000 metra, tek ish-kompleksi Partizani, me vlerë mbi 20 milionë euro, me 35 %.

    Monika merr një kredi 40 mijë euro. Blen ca tokë në Laprakë dhe bën një pallat me burrin e Gentiana Sulës. Nga pallati shet 8 apartamente me vlerë 1 milionë euro.

    Tre dyqane të pallatit i ndërron me vilën në Gjirin e Lalëzit, e cila besohet se ka vlerë sa disa pallate. Blen një vilë në Golem 60 mijë USD, të cilën e shet pas 3 vitesh 300 mijë euro. Shton edhe 100 mijë euro gjoja kredi dhe blen apartament në Tiranë 400 mijë euro.

    Gjin Gjoni ishte pa lekë dhe i pastrehë. Elona Çaushin e mbante babi ambasador me para. Elona ‘dashurohet’ me gjermanin Werner Mehlber, me të cilin martohet. Themelojnë kompaninë ADFD dhe investojnë në Shqipëri. Marrin ambientet Duty Free në Rinas.

    Krijojnë edhe kompani të tjera, por të gjitha dalin me humbje. Një ditë Elona Çaushi takohet me Gjin Gjonin dhe ‘dashurohen’. Përzënë gjermanin dhe i marrin biznesin.

    Tani biznesi lulëzon. Në një vit blejnë shtëpi 530 milionë lekë të vjetra, rezidencë 700 mijë euro, dyqan 150 mijë euro, ndërsa Elona fiton 420 mijë euro (brenda një viti). Sipas ILDKPKI pastrojnë 2 milionë euro para të pista duke i investuar në pasuri të palujtshme. Në 2020 përzënë edhe amerikanët nga Rinasi.

    Lulzim Basha nuk tregon nëse e ka blerë, banon me qira apo ja kanë falë vilën në “Long Hill”. Nuk tregon se në ç’rrethana përdor sot benzin e Artan Santos.

  3. ketu eshte tema per tensionet ndermjet Greqise dhe Turqise kurse ky gomari pa emer uleret kot me kot pa pike ndergjegjje per politiken e shqiptare

  4. turqia kot hapet se ska bythe per asgje.mos harroni se ne kulmin e ish perandorise osmane e theu skenderbeu me nje grusht njerzish.sot futet nder vendetposhte mesatares se jeteses per popullsine.nga ana ushtarake po ashtu.nuk e perkrahin as vendet islamike.shkurt ska bythe.po filloi lufte kundra greqise jo se eshte me e forte por eshte pjese e aleances dhe praktikisht lufte kunder aleances turku dote kthehej ne nje nga vendet mete varfera ne bote.ai mendon se dota mbeshtese rusi por gjasat jane te pakta vetem ne qoftese e ndihmon djali i tije i jashteligjshem rama.por edhe kjo hipoteze eshte pak e veshtire per tu besuar pasi rama me cfare shifet i ka punet keq per mbajtjen e pushtetit si dhe frigen e drejtesise qe smund ti shmanget.pra sipas mendimit tim nuk dote kete lufte ne mes turqise e greqise me gjithese te dyja keto vende bejne sikur i duan shqiptaret por ne te vertete jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *