• |
ide | kryesore

Politikat e Ramës vrastare për biznesin e vogël, Basha premtime për taksat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha reagoi sot mbi gjendjen në të cilën gjenden bizneset e vogla në vend.


Lulzim Basha ka akuzar qeverinë Rama për pafatësi për ti ardhur ne ndihmë ketij biznesi që punëson 70 për qind të shqiptarëve.


“Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten cdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal”, shkruan kryetari i PD.

Ai shpjegon në postimin e tij se plani ekonomik i PD “ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin”. 

Reagimi 

Paaftësia e qeverisë Rama për ti ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten cdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjess.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë. #ditemetemira

2 Comments

  1. Keto politika nuk jane vrastare per biznesine vogel, nuk jane vrastare si metafore, por jane vrastare te

    njemendta, reale , te verteta e te prekshme. Per 38 mije leke te vjetra te fatures se energjise elekktrike

    e coi e burg e ne vetvrasje kryefamiljarin, per 3 gram hashash coi ne burg e pastaj ne vetvrasje 18

    vjecarin, per ca tjeggulla te nderruara pa leje ne cati coi ne burg babain e dy femijve dhe gjate

    rruges ku gruaja qe p o i cante femijet te cmalleshin me babain qe ishte syrgjynorur ne burg per kete

    “krim te tmerrshem” beri aksident me pasoje vdekjen e dy femijeve, e plot te tjera vetvrasje me

    nje rekord te frikshem prej 200 personash ne vit mesatarisht gjate regjimit te rilindjes. Dhe jo

    vetem kaq, mijera shtepi te prishura e banore te nzjerre ne rruge te madhe e disa qe kane kundershtuar

    kete mynxyre i ka plasur ne burg, dhjetera mijera fakire kane mbush burgjet per fatura 3o mijelekshe

    te energjise ne pamundesi per ti paguar apo per ndonje riparim te shtepise.

    Politikat e kesaj qeverie dhe te Km jane vrastare jo vetem per biznesin e vogel sic thote Basha, por

    jane vrastare per cdo njeri dhe familje te ndershme shqiptare qe nuk i perket vathes se rilindjes, qe

    e bazon jeten tek puna e ndershme, e mbi te gjitha jane vrastare per shpresen qe Shqiperia me keta

    ne krye mund te behet e mund te perparoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu