• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Cilët janë 2 vëllezërit e arrestuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka zhvilluar sot një operacion në lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Lapsi.al mëson se janë arrestuar 2 persona dhe një tjetër është shoqëruar.

Në pranga kanë rënë Ymer dhe Selim Menahasa, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen. Ata akuzohen se u kanë siguruar makinën autorëve që ekzekutuan Emiljano Ramazanin tek “Rrethrrotullimi i luleve”. Me ta është shoqëruar dhe një person tjetër.

Në aksionin për arrestimin e tyre u angazhuan forcat “Shqiponja” dhe ato RENEA. Dy vëllezërit Menahasa janë pronarë të një pike makinash të përdorura. Mësohet se në Elbasan kanë shkuar dhe krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.

Një javë më parë në Elbasan u ekzekutua Emiljano Ramazani. Ky i fundit u qëllua ndërsa po parkonte mjetin e tij poshtë banesës ku jetonte. Autorët më pas u larguan drejt Bradasheshit dhe dogjën makinën. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ka shku edhe hajdute Hajna . Drejtesi me hajdut te patentosur . Ky vend ka marre fund me kohe e me vakt . Kemi qene gjithmone te tilla stade te uleta saqe tashme nuk e kuptojme se ku fillon e ku mbaron e keqja . Me pak fjale ne nuk dime ç’eshte e mira , njohim vetem ligesine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *