• |
ide | kryesore

Dosja e SPAK/ Si u implikua shefi i krimeve të Elbasanit në vrasjen e Emiljano Ramazanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dosjen e SPAK që i përket operacionit “Plumbi i artë” është i arrestuar edhe një efektiv i lartë i policisë. Leonard Palushi, shef i sektorit të krimeve në policinë e Elbasanit. Prokurorët e SPAK thonë se ai ndihmoi në realizmin e planit për implikimin Seit Manahasës në vrasjen e Emilano Ramazanit në 20 korrik të 2020-ës.

SPAK thotë se Palushi ka pasur lejen e përvitshme nga 15 në 31 korrik, por më pas e ka shtyrë për 2 javët e para të gushtit me kërkesë të tij. Prokuroria e Posaçme thotë se financues i vrasjes së Emiljano Ramazanit ishte Erion Alibej, organizator i saj Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës të tij Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

“Me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa.

Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. Henrik Hoxhaj me porosi të Nuredinit e ka lënë armën e krimit tek pishat ku kalon kthesat në Cërrik, ku është një vend që ndodhet një lokal në krahun e sipërm të rrugës ka argjinaturë (mur mbajtës).

Nuredini i ka treguar shtetasit Klevis Kapllani vendin se ku ishte fshehur arma dhe Klevisi pas dy tre ditëve ka vajtur ka marrë këtë armë dhe e ka çuar dhe vendosur tek servisi i Manhasava. Sipas Nuredinit pas vendosje së armës ka qenë Erjoni ai i cili ka njoftuar një shef krimesh i cili ishte i lidhur me të për vendndodhjen e armës” – thuhet në dosjen e SPAK.

Shefi i krimeve që njoftoi policinë për armën ishte pikërsiht Leonard Palushi. 7 ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, në një servis në Peqin në pronësi të shtetasve Albert dhe Seit Manhasa është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e pistoletë e cila referuar aktit të ekspertimit balistik është ajo që ka qitur gëzhojat e fiksuara në vendin e ngjarjes së vrasjes së Emiljano Ramazanit.

“Nga hetimet e kryera rezulton se informacionin në lidhje me vendndodhjen e kësaj arme e ka marrë shtetasi Leonard Palushi i cili më pas ka informuar Drejtorin e Policisë Vendore Elbasan zotin Arjan Muça dhe ky i fundit zëvendësin e tij Alket Shatro i cili më pas ka vajtur në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë. Rezulton se shtetasi Leonard Palushi ka pasur lidhje me shtetasin Erion Alibej” – thuhet në dosjen e SPAK që ka marrë edhe dëminë e tij.

“Në datën 20.07.2020, kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani kam qenë me pushime vjetore. Edhe pse me pushime jam munduar të interesohem për zbulimin e vrasjes së Emilano Ramazanit. Disa ditë pas ngjarjes, edhe pse ishte me pushime, në Yzberisht, te dyqani “Ozone Elektronic” rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maske covidi dhe kapelle, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave.

Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. Mu drejtua duke më thënë mua nuk më ke parë asnjëherë. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte.

Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat.

Dua të sqaroj se në bisedën e bërë me Drejtorin e Policisë Arjan Muça kemi pasur dyshime se ky informacion mund të jetë i sajuar, por përsëri duke gjykuar se aty mund të kishte armë do ishte ndihmë për zbulimin e autorëve të ngjarjes, pra mund të kishte gjurmë ADN-je” – citohet rrëfimi i policit në dosjen e SPAK.

Po kështu ka deklaruar se ka pasur njohje me Erjon Alibeaj me të cilin është takuar për shkak të informacioneve që ai ka dhënë për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, madje e ka takuar edhe në banesën e Erjon Alibeaj.

SPAK thotë se “Palushi në marrëveshje me të hetuarin Alibej ka bërë të mundur që të orientojë hetimet në drejtim të gabuar duke synuar implikimin e personave të cilët nuk kishin asnjë lidhje me veprën penale të kryer. Edhe deklarimet e dhëna nga ana e të hetuarit Leonard Palushit janë aspak bindëse dhe në kundërshtim me tërësinë e provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit.

Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani si dhe ato të dhëna nga bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Euglent Halili krijojnë dyshimin se dhënia e informacionit është bërë qëllimisht që për këtë ngjarje të futeshin në konflikt familja Manahasa me grupin e Talo Çelës.

Në këtë mënyrë si rezultat i këtyre veprimeve të kryera nga ana e Leonard Palushit ai ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke qenë në kushtet e ushtrimit të një funksioni publik duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetasve, konkretisht të shtetasve Albert dhe Seit Manahasa të cilët rezultojnë që janë arrestuar gabimisht. Sa më sipër, i hetuari Leonard Palushi ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal” – thuhet në dosjen e SPAK. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ai mund te jete polic i punesuar nga rilindja por gjithashtu ai mund te jete shpellar i ardhur, edukuar, shkolluar ne kohen e rivdekjes skurse edhe kriminelet dhe vrasesit aktive.

    1. Ahhh ç’na bone për qehur!!!
      Nga lezeti na i ngref edhe kari.
      Ke ndonjë rilindase që t’i bëjë derman?

  2. GJYKATESIT,PROKURORET, SHERBIMET INFORMATIVE SHQIPETARE qijini robt e ca kan pasuri me lug e pirunje !!!!!!!!!!!!!! Kush ka vjedh taksat e popullit te varfer e pa drejtesi te shqipetareve , shkerdhejuni me te bukrin , ore zvarrrr me parti me katandi me miq me lek , mos shifni njeri ne sy , hyni ne histori per mir ndaj gjith trevave shqipetare! PS : familjen , fare e fis atyre qe etiketojne shqipetaret nga cila do krahine si malok , cecen , shpellare , laluc , lab e katunor tirone me demek i trash ….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *