• |
ide | kryesore

Karahasimi/ Ndryshimi 180 gradë i Ramës për shkarkimin e Metës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama e çoi veten deri në pikën ku të talleshin me të edhe sharlatanët e opozitës parlamentare, madje dhe një socialist tradicional si Bashkim Fino, me fjalimin që mbajti në kuvend, se përse nuk duhej të shkarkohej Ilir Meta.

Ai u mundua të justifikohej me një argument të vetëm, atë të një shumice që përpara mendimit të saj, rerspekton verdiktin e pavarur të komisionit të Venecias.

Kryeministri theksoi disa herë se sipas gjykimit të Venecias “shkeljet nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për ta shkarkuar presidentin”.

Por, kjo gjuhë e butë, pa tallje, fyerje akuza për komplot, puç të financuar nga jashtë, pengim të drejtësisë, apo integrimit në BE, ra kjo kthesë 180 gradë, bie kryekëput ndesh me fjalimin e mbajtur në të njëjtën sallë, pikërisht një vit më parë, kur Rama kërkoi për herë të parë, shkarkimin e presidentit.

 

Atëhere sipas tij, Ilir Meta që kishte ndërrmarrë një “qorrmarshimin e tij vetëshkatërrues, duke ç’dekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh kishte ndaj qeverisë një “armiqësi e ushqyer nga dëshpërimin prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve, që synonte si pasojë imediate pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin, mundësisht në pafundësi, të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian”.
Në atë fjalimtë një viti më parë pasi artikuloi me siguri disa herë se presideti “e ka shkelur rëndë kushtetutën”, Rama tha se: “Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend dhe reagimi ynë ndaj tij, si deputetë të këtij Kuvendi, duhet të jetë frontal”.

Ai argumentoi edhe se përse duhej të ndodhtë kështu: “Si mund të ketë Shqipëria e sotme, Shqipëria në NATO, Shqipëria kandidate për në Bashkimin Europian, një kryetar shteti që duket si një aktor komik që imiton Presidentin e Republikës; Një kryetar shteti që, kur flet seriozisht, të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur, të bën për të qarë; Një kryetar shteti që e parafytyron veten si një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambasadës së Bashkimit Europian dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mic Sokoli me kostum banjoje”?!

Për këto arsye, Rama u bëri thirrje, korrikun e shkuar, deputetëve karagjozë të opozitës së re që sot arritën e u tallën me të, që të votonin njëzëri kundër Metës: “Shkarkimi nga detyra e lartë e kreut të shtetit e këtij personazhi, i cili risolli në skenën e historisë sonë si president Haxhi Qamilin, është një lëvizje me detyrim-përcaktim i këtij Kuvendi dhe është një detyrim i çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin përpara Kuvendit”.
Pra nuk është vetëm ndryshimi i qëndrimit politik, mes shkarkimit ose jo shkarkimit të presidentit, por edhe argumetat e ofruara, gjuha e përdorur, ekzistenca apo mungesa e fyerje dhe përçmimit, që flasin për ndryshimin radikal të ramës brenda një viti. Dhe kaq mjfton për të kuptuar se në të dyja rastet ai është po i njëjti actor i keq, që luant të njëjtin rol me librete të ndryshme. Dhe kjo e bën më qesharak në të dyja qëndrimet edhe në të sotmin edhe në të djeshmin.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Ta krahasosh Ramen me Haxhi Qamilin, eshte minimumi i mundshem. Ta quah Ramen klloun, eshte fyerje per profesionin e kllounit. Kjo qenje me pamne njeriu, nuk i ka per gje piruetat dhe tradhetite. Fjalet e thena para nje viti per Meten, i pershtaten fiks vete Rames. Kete duhet te kene te qarte te gjithe ata qe i shkojne pas, pasi nuk e ka per gje qe t’i zhyse ne llum per te qendruar mbi kokat e tyre dhe per te patur mundesi qe te marre fryme vete e te mbijetoje. Sic thone italianet, Rama eshte nje qenje “senza arte ne parte” dhe ka vetem dy gjera qe di te beje mire, te vjedhe dhe te tradhetoje. Per gjerat e tjera as qe merr mundimin te mesoje ndonje gje. Do shihni kur t’ia fuse Elises, Tao Taos, Ahmetajt e shume te tjereve qe i kane shebyer. Tahiri ne njefare menyre shpetoi, por ai kishte materiale kompromentuese, te tjeret nese nuk kane, ta dine qe do iua fuse kaq keq sa kur ta marrin vesh, do jete shume vone.

  2. Keto jan shenjat më te qarta te çrregullimeve bipolare,psikozës afektive dhe skizofrenisë.Per keto çrregullime
    u detyrua drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama që ti nënshtrohej 6 vjet terapi nga mjeket psikiater,por pa efekt permisues.Kto gjera diheshin nga te gjith socialistet,por ata jan me moral te deformuar si ai,dhe lakmia per
    pushttet eshte mbi te gjitha per hienat e”rilindjes” .Ndersa militantet e thjeshte”rilindas” jan budallenj,kan
    shitur bythen per nje punë,kan punesur Mamin,Motren ose Gruan ne bordellon e “rilindjes” .Gazeta DITA
    8 Maj 2019″Për Ildën dhe për “600 vajzat” e kryeministrit”.“E rëndësishme” është që testimet të bëhen nga
    koka tek këmbët, si ndodh rëndom në qeverisjet tona. Nuk e di ti Ilda se, nëse do të bëhej një konkurs bukurie
    në Shqipëri, me siguri, konkurrentet më të forta do të ishin nga kabinetet qeveritare, ndonjëra nga të cilat ka qenë edhe miss e të tjera që kanë pasur ndonjë lloj testimi nga koka tek këmbët.Paradë mode mund të bëhet kudo, moj Ilda, në secilën seli qeveritare, por sidomos në Kryeministri. Nga informacionet e reja që kemi, janë rreth 600 vajza të reja, të cilat janë punësuar në Kryeministri dhe nuk dihet se çfarë pune bëjnë. Dikur kjo strukturë nuk kishte më shumë se 50 vetë, ndërsa tani, mendoje pak, rreth 600 vajza të reja, mes tyre ka edhe të afta, të cilat venë në punë dhe nuk dinë përse venë, për të cilat më shumë mësojmë nga rrjetet sociale, se çfarë bëjnë.Kush i paguan këto 600 vajza kryeministrore, nga sillen, nga venë dhe nga shkojnë, me se merren, çfarë vizioni kanë…cili buxhet i financon, në bazë të çfarë vendimi kanë zënë folenë aty, mbi bazën e së cilës meritë. Askush nuk e di, ndoshta as vetë shefi i qeverisë që ka hapur grykën e thesit për të bërë në godinën kryeqeveritare një konkurs mode vajzërore, po aq lehtë sa ka vendosur në zyrën e tij një kosh basketbolli.Cila meritë..kush i ka deleguar…çfarë bëjnë…kush i paguan..ku i kanë zyrat..si u kalon dita?E vetmja punë e tyre, moj Ilda, janë paradat e modës, shko e eja nëpër sallone e korridore, me veshje seksi dhe me foto në rrjetet sociale si Instagrami. Mos u habit, ti Ilda, që këto nëpunëse të veshura seksi, pak gjoks zbuluar dhe këmbë zbërthyer, mund t’i shohësh në foto nga Dubai, vende luksoze e parajsa, në udhëtime vjeneze dhe shijim ndeshjesh barceloneze, në anije luksoze dhe, natyrisht seksi. Mos u habit nëse në udhëtime pune jashtë shtetit drejtorët e mbi drejtorët shoqërohen nga sekretare të reja, jo gjithkund e jo të gjitha, por ama moderne, të këndshme dhe pamjet që na sjellin, të lumtura në kafene, me pije të ndryshme para vetes , luksoze”.

  3. DULLA KOTI DHE DEPUTET KARAGJOZE ESHTE FJALET ME TE FORTA QE KA NXJEER NJE GAZETAR SHQIPETAR DHE KY ESHTE ANDI BUSHATI DHE PER KETE DUHET NDERUAR ZOTIN ANDI BUSHATI

  4. Gerdalles plak krieminister i kan ngel votuese vetem bretkocat e ndonje kanali ne Surrel qe sa her pellet lopa km ata bertasin dhe i thone jepi lope jepi se ne te japim voten tani se te tjeret te trdhetuan, kete gje po i thote dhe ate qe i thot e kam grua Linda qe e ka burrin e 6 .

  5. Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.

    Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.Jo o zigur 7shumzim7=42 kjo te pelqen ty o lepirsi ekselent i bythes se kryetareve te pd

    1. S
      Damir Fasllic i kerkuar nga Eurobolet e ridhjerjes shqiptare,si puna e ketij te paemrit te 17:50-tes.
      Vetem ne nji interviste ne “Opinion”te Fevziut, u pyet plot 9 here :”Are you sure”?
      Kambet e kalorsit….?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *