• |
ide | kryesore

“Nuk dua të luaj më asnjë ndeshje”: Arthur rebelohet e nuk do të kthehet më tek Barcelona

-Instant, F1, Sport



Thyerje totale mes Arthur e Barcelonës. Mesfushori brazilian, lojtari i ardhshëm i Juventus në shkëmbimin me Pjanic, ka informuar klubin katalanas se nuk ka ndërmend të kthehet në Spanjë për tu stërvitur në prag të fazës finale të Champions League, duke preferuar të qendrojë në Brazil. Një lëvizje që ka tërbuar Barcelonën, që e ka kërcënuar me masa.

Arthur nuk e ka marrë autorizimin të qendrojë në Brazil pas ditëve të pushimit, por nuk është prezantuar në testet që paraprijnë rifillimin e stërvitjeve në prag të Champions League. Nëse nuk kthehet në Spanjë, si ka deklaruar, klubi do të marrë penalitete ndaj tij.

Drejtuesit katalanas e lojtari janë në kontakt të vazhdueshëm, por pikërisht Arthur – si raporton Mundo Deportivo – ka komunikuar se nuk dëshiron më të luajë për Barcelonën në fund të sezonit, duke qenë se pikërisht klubi blaugrana ka insistuar që ai të pranojë transferimin tek Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *