• |
ide | kryesore

Detaje te reja nga vrasja në Elbasan dhe lidhja me Emiljano Ramazanin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit njoftoi se rreth orës 22:10 të së mërkurës në lagjen “Emin Matraxhiu” në rrethana ende të paqarta në një rrugicë të kësaj lagjeje është gjetur i pajetë një i ri 23-vjeçar. Ai është goditur disa herë në trup me thikë gjë që i ka marrë jetën.

Të njëjtat burime thanë se viktima është Renis Runaj 23 vjeç. Shërbimet e Policisë thanë se me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Sipas asaj që raportoi News 24 vrasja dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi viktima ishte mik i tij. I riu është qëlluar disa orë më parë dhe është lënë anës rrugës ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2020/07/29/vrasja-e-emiljano-ramazanit-shoqerohet-ne-polici-loku-i-peqinit/



3 Comments

  1. Po kur e paskan dite qe eshte miku i atij pse nuk e kane thirr te deshmoj e ta mbanin nen mbikqyrje per te hedhur drite mbi ngjarjen dhe parandaluar krimin e radhes.

  2. Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha.

    Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar.

    GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

    Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *