• |
ide | kryesore

Nga nofka ‘Flor Qorri’ tek vrasja që vëllai kreu vite më parë, kush është viktima e sherrit në Elbasan (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Personi që shihni në foton është Florian Lamçja, viktima që mbeti i vrarë pas një sherri me miqtë e tij teksa konsumonin alkool në Elbasan. Ngjarja ndodhi në afërsi të qendrës së qytetit, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Lamçja nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërsa njihej në Elbasan nga të gjithë me nofkën “Flor Qorri”. Po ashtu, bëhet e ditur se vite me parë vëllai i tij, Olti Lamcja, vrau me armë Almir Canin, pronarin e një diskoje në Elbasan, ndërsa është dënuar me 22 vite burg.


Ndërkohë, viktima, person me precedentë penale, është akuzuar për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa dyshohet se ka qenë vrasës me pagesë. Aktualisht, autorët e ngjarjes, miqtë e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ndodhen në komisariat. Gjithçka dyshohet se nisi pas një sherri për motive banale, pasi viktima dhe autorët kishin nisur të pinin përgjatë gjithë natës, ndërsa nga mëngjesi kishte nisur dhe sherri që çoi në vdekjen e 40-vjeçarit.

6 Comments

  1. Me vjen keq per nenen e vete nese e ka gjalle, po per nje qe siguron jetesen duke vrare miletin: “Nje zagar me pak”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu