• |
ide | kryesore

Reagon Ambasada e SHBA: Keqardhje që ndryshimet Kushtetuese nuk u bënë në frymën e 5 qershorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lidhur me ndryshimet kushtetuese të miratuar sot në Kuvend, ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së. Në reagim shkruhet se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik.

Po ashtu, theksohet se ndryshimet kushtetuese të ndërmarra sot ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.

“Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik. Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, me gjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar.”



11 Comments

  1. Sa qejf e paskeni Ramen! Keni krijuar iluzionin se eshte garanci per stabilitet, por eshte Rama qe po tehuajeson rolin tradicional te shqiptareve ne Ballkan si stabilizatore te rajonit.

  2. edhe prostitutat me te rendomta dhe te felliqura kane nje fare cipe edhe skuqen ,por kjo kurtizanja koreane nuk u krahasoka me asnje bile kjo duhet marre si etalon keteje e tutje per te bere krahasimin me prostitut e tjera.kjo sa vjene e behet me e peshtire , e neveritur,biles n.q.s identifikohet me ameriken e kemi dhjere dhe ameriken.

  3. Me shume se keqardhja nuk kane cfare bejne. Rama po luan per interesin me te madh personal dhe normal qe do shese cdo interes tjeter, qofte edhe ruajtjen e fytyres perpara nderkombetareve, integrimin etj. Per me teper i ka te gjitha mundesite per ta bere. I vetmi kercenim qe ia terheq vemendjen eshte ai me burg, por ketyre ambasadoreve nuk ia ndjen te shkojne aq larg perderisa opozita i ka treguar limitet e saj dhe e dine qe nuk ka bythe te rrezikoje seriozisht stabilitetin. Arme tjeter nuk ka.

  4. keqardhje kam und qe kosi qe bleva sot $3.40, s’me doli si ai i djeshmi,
    kshuqe e hudha ne plena se do blej i tjeter

    po ju si do e rregulloni 7 vjet investim ke ky klluf k@ri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *