• |
ide | kryesore

Kanabis dhe armë, tre të arrestuar në Bulqizë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një operacion i zhvilluar në Dibër, Bulqizë dhe Mat vuri në pranga tre persona ndërsa u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Po ashtu u proceduan penalisht 4 të tjerë.

Njoftimi


Në zbatim të plan-operacionit të bërë nga DVP Dibër janë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Tërnova”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin “Land Rover”, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky shtetas dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.

Njëkohësisht në Mat është vënë në pranga shtetasi A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se shtetasi A. P. kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Po në vijim të plan-operacionit, janë evidentuar dhe goditur 4 raste të krimeve mjedisore dhe janë proceduar penalisht shtetasit:
V. B., E. J., pasi janë konstatuar duke bërë ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
I. D., A. Z., pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu