• |
ide | kryesore

FOTO/ Zjarr masiv në “Kepin e Limjonit” në Sarandë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një kodër në “Kepin e Limjonit” në Sarandë. Janë të paqarta shkaqet e zjarrit ndërsa flakët kanë filluar në një zonë me shkurre. Për pasojë rrezikohen disa banesa, godinat e marinës dhe ndërtesat e repartit ushtarak.

Për këtë shkak është urdhëruar largimi i varkave të peshkimit nga Gjiri i Limjonit dhe banorët janë njoftuar të jetë në gatishmëri. Në vendngjarje ndodhen 2 zjarrfikëse, por ndërhyrja për shuarjen e tij është e vështirë si pasojë e terrenit dhe errësirës. Kjo zonë është dhënë me koncension dhe është projektuar për t’u ndërtuar si një qytezë e re.

Në përditësim…

 



1 Comment

  1. E rilind Ridhjerja, me koncension.
    Para 1990 ishte parrulla ‘I gjithe Populli ushtar!’ – Tani eshte ‘I gjithe Populli me koncension’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *