• |
ide | kryesore

Përse Joga ju ndihmon të humbni peshë

-Instant, Paparazzi, Slider



Nuk është sekret që joga ka të mira për shëndetin: muskuj më të fuqishëm, fleksibilitet, humor më i mirë, më pak dhembje kyçesh etj.

Por disa studime thonë që joga ndihmon dhe në humbje peshe. Dhe kjo shpjegohet me arsyet:

Yoga djeg kalori

Një orë pozash relaksi nuk do të djegë shumë kalori, por ama një orë ushtrimesh intensive joge do t’ju bëjë të djersini e do t’ju shërbejë për djegien e kalorive.

Joga ju ndihmon të hani shëndetshëm

Relaksi dhe qetësia që ju ofron joga ju bën më të ndërgjegjshëm për jetën tuaj në përgjithësi, por dhe për atë çfarë hani në veçanti.

Joga ju ndalon të hani kur jeni të stresuar

Studime të ndryshme tregojnë që joga është, në fakt, një largues stresi. Kështu që, rrjedhimisht, kur nuk jeni të stresuar (e për këtë ju ka ndihmuar joga) atëherë nuk do të bini pre e fast food-eve ose çokollatave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *