• |
ide | kryesore

(FOTO) Zjarr i madh në Gramsh, digjen disa hektarë pyje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e djeshme rreth orës 16.00 në Malin e Simaitn, në vensin ku ndahen dy territoret e rretheve Gramsh dhe Skrapar. Katër hektarë pyll janë djegur deri tani.


Zjarri është favorizuar edhe nga era, por edha nga bimësia si dhe drurët me kurorë.


Në vendngjarje ndodhen punonjës të shërbimit pyjor, ku sipas Drejtorit të saj z Faik Lleshi të komunikuar me telefon, siperfaqja mendohet të jetë rreth katër hektarë.

Në mbështetje për izolimin e zjarrit kanë mbërritur edhe forcat e sjarrfikëses Gramsh, të mbështetura edhe nga banorët e zonës.

Në vendngjarje për shuarjen e flakëve pritet të vijë në ndihmë një helikopter i forcave të armatosura. Fatmirësisht pranë zonës ku flakët vazhdojnë me perparësi nuk ka banesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu