• |
ide | kryesore

Nicole Kidman ribashkohet me nënën e saj pas kohës së gjatë nga pandemia (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Nicole Kidman u ribashkua me nënën e saj pasi kaloi tetë muaj larg për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ajo ndau momentin e madh në Instagram me një sërë fotografish ku shfaqeshin duke u përqafuar dhe të lumtura meqë u takuan pas një kohe të gjatë “Ndihem aq mirë sa të jem në gjendje të përqafoj nënën time! Kanë kaluar 8 muaj. Nuk kam qenë në ditëlindjen e saj të 80-të, por tani jam këtu. Të dua Mama”, Kidman, 53 vjeçare, shkroi në mbishkrimin e fotografive.  Sipas People, Kidman së fundmi u kthye në Australi për të punuar në serialin e saj të ri, “Nine Perfect Strangers”.

Ajo, burri i saj, Keith Urban dhe dy vajzat e tyre Sunday, 12 vjeçare, dhe Faith, 9, kaluan periudhën e karantinës në shtëpinë e tyre në Malësitë Jugore të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *