• |
ide | kryesore

Rikthim i ‘Lizzie McGuire’ dhe ‘Hannah Montana’

-Instant, Paparazzi, Slider



Hilary Duff tha për Cosmopolitan se shfaqja është “punë në vazhdim”, edhe pse koronavirusi ka ndërprerë prodhimin.

“Ne filluam xhirimet, i ndaluam ato dhe më pas menduam me Disney dhe Disney+ për diçka që të funksiononte për të gjithë dhe jemi ende në mes të atij procesi. Gjithçka u la pezull, sidomos për shkak të Covid, por ne po flasim çdo ditë dhe më vjen mirë për këtë.”Aktorja deklaroi se është “veçanërisht e vendosur” për t’u siguruar që shfaqja të bëhet ashtu siç duhet. Në shkurt, u raportua që Terri Minsky, krijuesja e show-t, u pushua nga puna, pasi ajo dëshironte të portretizonte një version “të rritur” të Lizzie-t, për të cilin Disney+ besonte se nuk ishte i përshtatshëm për platformën e tyre. Sidoqoftë, Hilary është e bindur se shfaqja do të jetë gjithçka që fansat kanë imagjinuar dhe më shumë, madje me një bashkëpunim të mundshëm me Miley Cyrus. Pyetur në lidhje me si po e kalon pandeminë dhe karantinën, Hilary, e cila ka nisur dhe një blog të quajtur “Mami Tea”, ku ndan se si familja e saj po përballet me pandeminë, thotë:

“Këto ditë kanë qenë më të gjata se kurrë! Përpjekja për të argëtuar fëmijët, mbajtja e tye pastër dhe të ushqyer, vendosja e tyre në gjumë në orarin e duhur, vazhdimësia e shtëpisë, gatimi, pak stërvitje fizike, të gjitha këto, ndërkohë që përpiqemi të mbajmë një gjendje mendore të shëndetshme, tha ajo, duke u shprehur se “nuk do ta ndryshonte këtë për asgjë në botë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *