• |
ide | kryesore

Urimi i familjes mbretërore për ditëlindjen e Meghan

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbretëresha po mundohet të thyejë akullin që ishte krijuar në marrëdhënien me nipin Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan Markle, pas largimit të këtyre të fundit nga familja mbretërore. Bashkë me Dukën dhe Dukeshën e Cambridge, Mbretëresha uroi publikisht Meghan dhe madje e quajti atë Dukeshën e Sussex në ditëlindjen e saj të 39-të. Profili zyrtar i Royal Family në Instagram postoi këtë mëngjes një fotografi të Mbretëreshës, 94 vjeç dhe Meghan Markle në eventin e tyre të parë të përbashkët mbretëror me një mesazh të ëmbël: “I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Ditëlindjen”! Ky postim u pasua menjëherë me një tjetër urim nga profili i Kate dhe William’s, Kensington Palace dhe llogaria e Clarence House, e drejtuar nga stafi i familjes së Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall. Mesazhet vijnë pas disa detajeve të rënda që u publikuan në biografinë e Sussexes ‘Finding Freedom‘, botuar javën e ardhshme. Libri, i shkruar nga Omid Scobie dhe Carolyn Durant, pretendon se marrëdhëniet midis Sussexes dhe Cambridges u prishën aq shumë, saqë në mars, çiftet mezi po flisnin. Në shkrim pretendohet se Meghan dhe Harry luftuan kundër oborrtarëve që kishin frikë se ata do të bëheshin më të famshëm se vetë familja Mbretërore. Sa i përket Dukeshës së Sussex, për të thuhet se hoqi dorë nga “gjithë jeta e saj për këtë familje” dhe më pas nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej – por shton se ajo “nuk mund ta imagjinonte të kthehej sërish pas te familja mbretërore, pas Megxit”. Postimet e ditës së sotme për ditëlindje sugjerojnë se familja mbretërore e udhëhequr nga Mbretëresha, janë të etur për të prishur imazhin e dëmtuar në publik dhe të paraqesin një front të bashkuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *