• |
ide | kryesore

Kjo është kënga që po “pushton” momentalisht TikTok

-Instant, Paparazzi, Slider

Numërohen më shumë se 1.5 milionë video në TikTok ku dëgjohet një “këngë” sa bezdisëse aq edhe për të qeshur. Kënga është një fenomen tashmë në platformë dhe një nga videot më të famshme është kjo me këtë kërcimin e çuditshëm të një lame në shkretëtirë.

Mi?pan?‍??su?su?sum?su?su??su?mi?pan?yakakus?ñam?ñam??ñam


Versioni origjinal është ky i vitit 2010, ku kompania e famshme amerikane Kellogg’s hedh në treg drithërat e mëngjesit Miel Pops (të njohura edhe si Honey Loops) në Rusi. Në video, disa bletë këndojnë “zhu, zhu, zhu”, tingull që imiton gumëzhitjen e tyre.

Sipas The Guardian, ishte @chernaya.princessa, një përdoruese TikToku, e para që realizoi një version akustik të këngës. Më pas, një tjetër e miksoi dhe kështu u kthye në trend.

Yes, It is my accelerated voice. Miel Pops )) I just did a cover on russian commercial about cereal

Ndër të tjera, ka edhe shumë video të njerëzve që shijojnë bukën (“mi pan” në spanjisht: buka ime). Ngatërruat karbohidratet njerëz; është për drithërat e mëngjesit.

Kënga është trend për ditë me radhë dhe vështirë të shpjegohet pse.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu