• |
ide | kryesore

Zbulohet sa hektarë me pyje u shkrumbuan nga zjarret e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shiu i orëve të fundit ndihmoi në shuarjeve e vatrave të zjarrit që prej ditësh digjnin pyjet dhe shkurret e Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se problematike situata ka qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë, por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar, por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri.

Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka pasur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri. Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri.

Ministria thotë se paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *