• |
ide | kryesore

32 vite nga varja e poetit Havzi Nela/ Bashkëshortja: SPAK të zbardhë vrasjen e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vitin 1988 poeti Havzi Nela do të dënohej me vdekje dhe të varej në qendër të qytetit të Kukësit, me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Sot në 32 vjetorin e varjes së tij, bashkëshortja Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së Havzi Nelës. ajo thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe askush nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar përpara drejtësisë urdhëruesit e vrasjes së poetit.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u mbyll në burgjet politike të Burrelit dhe Spacit e më pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit. më pas ai u shpall martir i demokracisë dhe vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit vendosi bustin e tij në qytet, rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban edhe gjimnazi i qytetit.

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha kane përkujtuar 32 vjetorin e varjes së poetit, dhe kane publikuar vargje nga poezitë e tij. Sipas presidentit Meta, vargjet e Havzi Neles gjëmojnë edhe sot me një forcë të jashtëzakonshme. “Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa” shkruan Meta. Ndersa Lulzim Basha e cilëson Havzi Nelën si poetin e pavdekësisë.



17 Comments

  1. Mire do ishte qe Spak te hetonte gjithe krimet e komunizmit por do duhen shume vite dhe nje brez qe ska lidhje fare me ate kohe

  2. Kush ishte ai kriminel, qe e denoi me varrje, kete hallexhi te mjere?
    Nejse, ky te pakten ka mundesi qe te marre hak ne ate dynja sepse grekomani llacifac, kristaq krimineli, ka kohe qe eshte transferuar, ne drejtim te FERRIT PAFUND!

    1. Mos u nxito more muti i Kristaqit .
      Ky person vrau nje polic , prandaj e denuan me varje.
      Shikojini gjerat me ne detaje dhe ne kontekstin e asaj kohe. .
      Po familja e atij policit qe po zbatonte ligjien e atehershem , a do te kerkoje ne SPAK hetimin per vrasjen e tij nga ky Nela ?
      Keta qe po luajen teater sot dhe bejne sikur ju qan zemra…. as qe ju rruhet per ket Nelen . Ata thjesht po lujne rolin ne teatrin e madh dhe te peshtire qe quhet politike dhe propagande.

  3. Kush ishte ai kriminel, qe e denoi me varrje, kete hallexhi te mjere?
    Nejse, ky te pakten ka mundesi qe te marre hak ne ate dynja sepse grekomani llacifac, kristaq kristaqi, krimineli, ka kohe qe eshte transferuar, ne drejtim te FERRIT PAFUND!

  4. Shqiprin e kane qelbur gjithe shqipot brez pas brezi me nje sukses spektakolar . Nga gjiri vet populli trim dhe heroik legjendar ka zgjedhur me te denjet per ta per ti perfaqsuar.

  5. Po kujt ja kerkon kete drejtesi te munguar moj zonje e nderuar ? Harrove qe kryetari i SPAK eshte hetues i komunizmit ? Nese ne ate kohe kjo çeshtje do i ishte dhene Arben Krajes per hetim , te jesh e sigurt qe edhe ky do ta denonte me vdekje . Zot ruajna ! Ku ka arritur ku vend ? Te kerkosh drejtesi tek perdhunuesi i drejtesise . Te kerkosh shpetim tek vrasesi yt .

  6. Poeti Havzi Nela u denua me vdekje se i qelloi policit me pistolete. Pyesni babain e Clirim Gjates.
    Rustem Gjata ka qene gjykatesi i komunizmin ai i di ligjet e asaj kohe.

  7. Ate dhjevsha mu ne -SPAK,- gjete -Xhami te falesh ti moj zonje-ata jane te gjithe -fundurinat e komunizmit te ngeluur akoma neper gjykata dhe te shkon mendja se ata do ta hetojne .

  8. RESPEKTIN MAKSIMAL PER HAVZI NELEN DHE PER TE GJITHE AITA MARTIRE E HERONJ QE BENE SA MUNDEN KUNDER ATIJ REGJIMI GJAKATAR, POR TI ZONJE A NUK JE PAK SI E VONUAR NE KERKIMIN E SE VERT ETES? CILESS SE VERTETE ? hAVZI NELA NUK U ZHDUK PA GJURME, NUK U VRA FSHEHTAS AS NUK U MOHUA VARJA E TIJ. AI U VAR NE MES TE KUKESIT
    DUKE E DITUR I MADH E I VOGEL KUSH E SPIUNOI, KUSH E HETOI DHE KUSH E GJYKOI DHE
    KUSH FIRMOSI PERFUNDIMISHT PER VARJEN E POETIT. A ISHTE JETIM HAVZI NELA, A KISHTE
    VELLEZER A MOTRA HAVZI NELA DHE TI VETE E ISHE SHOQJA DERI NE VDEKJE E TIJ /
    CFARE BENE ATA DHE CFARE BERE TI GJITHE KETO VITE PER TUA KUJTUAR ATYRE KRIMINELEVE
    QE ZBATIMI I URDHERAVE KRIMINALE NGA REGJIME KRIMINALE I BEN ATA FAJTORE DHE PERGJEGJES QE DUHET TE NDESHKOHEN ? NGA KUSH E PRISNI DREJTESINE ,NGA BIJTE E ATYRE
    QE URDHERUAN VARJEN E TIJ ?

  9. Moj zonje , shko ne shtepi se po tallin karin me ty ca politikane per interesat e tyre.
    Po mos ishte Rama i biri i Kristaqit , per ate burrin tend asnjerit nuk do ti binte ne mendje.
    Po te perdorin ca shkerdhata politikane per interesat e tyre .
    Tregohu e zgjuar nje here ne jeten tende. Shko ne shtepi dhe mblidhe mendjen se dosjet e komunizmit NUK HAPEN sa te jene ne pushtet Rama , Berisha , Meta , Basha.

  10. Respekt per cdo te vdekur, keshtu edhe per te ndierin Havzi Nela. Jam totalisht kunder denimit te tij, por me shqeteson politika e cila perpiqet qe te nxjerre perfitime…e kam fjalen per OJF- Partia Demokratike.
    Si eshte e verteta?
    Havzi Nela ,nje mesues ndryshe, shume i pavarur ne ide dhe koncepte, kishte bere burg shpesh.(Ne nje rast eshte denuar sepse ,meqnese ishte qejfli me gjuajte nxori nxenesit e klases dhe i mesoj si me ba si qen per te zbuluar lepuj, thoshin ne ate kohe……)..Nje dite vendos qe te arratiset dhe per kete shkon ne kufi ku kishte dajen e tij per darke me mendimin me u arratis. Kete e meson Sigurimi i shtetit dhe oraganizon policine dhe ushtrine gjate nates shkojne dhe rrethojne shpine ku ishte strehuar. Polici i zones ishte Sait Ibro nga Hasi. E urdherojne shefat qe te hyjne ne shpi si “polic” i zones ende pa zbardhur dita. Futet mbrenda me force dhe e sheh te shtrire ne dhome se bashku me dajen e tij… I thote ti hajde me ne. Po- i pergjigjet Hahziu. Dhe rrotullohet pak, merr nje nagant me dollap nga poshte jastekut dhe prej rate gjuan policin dhe mbas nje gjuajtje ju blloku naganti. Polici naturalisht kishte gojen e gjere dhe plumbi i hyn ne goje dhe del midis nofulles se poshtme pak mbas veshit duke i shkaktu hemoragji….Reagimi i tij dhe i policeve te tjee ishte i shpejte duke u fute dhe duke e arrestu…..Policet e tjere shmangen edhe reagimin e Saitit ,policit te plagosur qe u muar me helikopter dhe u suall ne spitalin ushtarak nga ku mbas dy jaavesh doli dhe u rikthy prap polic ,jo me ne ate fshat por ne Has…. Per kete veper penale u denu me varje Havzi Nela dhe jo per ate cfare shkruan nje Rexhep Shahu qe don me u ba hero ma shume se vete Havziu i shkrete……

    1. Per te saktesuar pak ato qe thua me siper…, Ne kohen qe shkoi tek daja, Havzi Nela ishte i internuar. Mungoi ne apelin e mbremjes, se te internuarit duhej me u paraqit cdo mbremje tek i plotfuqishmi i zones. Per kete arsye policia u alarmua dhe dolen ta kerkonin, nga frika se mos ishte arratisur,
      Kur e gjeten ke daja, ai sulmoi policin dhe hapi zjarr kuder tij. Tani e tregojne se ju shkrep naganti qe i ndodhej rastesisht ne duar dhe po rastesisht dhe goditi gabimisht policin…. Kush i ha keto prralla…
      Me fal, po ne kohen e Enverit, te prekje policin me dore, behej nami. Nuk ishin si policat e dhierokracise, qe i marrin me shpulla rrugeve, Polici ishte pe verteti, jo pe kaucuku.
      Guxo me e prek policin ne USA, pa do te fusin andej nga ke dale,,, pa gjyq fare… Ktij i paskan bere dhe gjyq…!!!

  11. Qenke nje kulish i kuq ti Shkodran prej Puke sa qe rrezik s ditke as emrin e babait tend, ose qenke tamam hetuesi qe me sa duket paske bere operacion plastik per te mos u njojtur??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *