• |
ide | kryesore

Meta apel: Të kërkohet ndihmë nga Italia për aplikimin me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta inkurajon mjekët në vend të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19, pra me gjakun e personave të shëruar.

Në “Facebook”, Meta shkruan se në këtë situatë është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, pasi kjo do të mundësonte aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt.

MESAZHI I METËS
Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.
Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.



4 Comments

  1. “Plazmë hiperimune” ?! Pse shkove aq larg o Ilir? Po ilaçet e lira klorokina, hidroksiklorokina, zinku, azitromicina perse mos te reklamohen e shiten pa recete për te luftuar me SUKSES koronen?? Këto ilaçe jane provuar nga doktorë te guximshëm qe funksionojnë, dhe ti nuk flet sepse nuk eshte dakort OBSH dhe qeveria apo disa doktorë te shitur??

    Z. Ilir megjithëse je i guximshëm, ti je përzier shume ne korrupsion me keta te Ri-vdekjes dhe prandaj nuk t’a mban te dalësh hapur kunder tyre apo “masave” te tyre “kundër” covidit dhe e din që njerzve i është bërë mendja çorap rreth korones dhe nuk dine ke te besojne, prandaj s’ta mban.

    Une e di që ti e di se korona është nje loje gjigande e felliqur per te sjelle diktaturën botërore (gruaja juaj e pohoi), por gjerat janë aq delikate dhe të koklavitura sa ty nuk ta mban më të hapësh gojën. Ja çdo të thotë kur përzihesh me shoqëri te keqe dhe me korrupsion, i ke duart e lidhura dhe s’bën dot gjë. Dhe sa per kujtesë, po “fjete me djallin, neser do zgjohesh ne ferr”!

  2. Dy gjera kurr nuk duhet ti besh ne jet 1 mos ja shit shpirtin dhe menderen shejtanit.
    2 mos harro te vizitosh shpesh varrezat. Ka dhe ca te tjera.. po do mendje me te holl ti kuptoj..

  3. Like florini sa here qe shko te ajo vila me 6 hale te gjiri lalezit i bje menja per popullin dhe bo nji nga keto thirjet e fuqishme. Here per shendetesine, here per ekonomine….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *