• |
ide | kryesore

Kanye West akuzohet për mashtrim elektoral

-Instant, Paparazzi, Slider



Duke marrë parasysh që Kanye West nuk njoftoi kandidimin e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në korrik, gara ka qenë një betejë e vështirë që prej fillimit. Por tani, duket se po përballet me një pengesë të papritur të shfaqur te fletëvotimet, e cila ka gjasë të nisë një hetim për mashtrim elektoral.

Reperi siguroi peticione për të vendosur emrin e tij në fletëvotimet e 10 shteteve, por deri tani ka arritur të sigurojë vetëm një vend në Oklahoma. Kanye arriti të përmbushë afatet e paraqitjes së kandidaturës në Illinois dhe New Jersey, por të dy shtetet kanë ngritur pikëpyetje sepse rezulton që peticionet e Kanye-s janë të pavlefshme.Një zyrtar në Illinois tha se 100 nënshkrime nuk ishin të vlefshme. Një situatë e ngjashme u raportua edhe në New Jersey, ku Kanye paraqiti 1,327 firma, por pas hetimit rezultoi se me qindra firma ishin të dyshimta. Në disa prej tyre mungonin mbiemrat, ndërsa disa të tjera u përkisnin njerëzve që nuk ishin regjistruar për votim ose nuk jetonin në New Jersey.Një hetim i New York Times zbuloi se ka një numër aktivistësh republikanë që po ndihmojnë Kanye West të përfshihet në fletëvotim, përfshirë edhe Mark Jacoby, kompania e të cilit “Let the Voters Decide” ka mbledhur firma në Ohio, West Virginia dhe Arkansas. Ekipi i Kanye-s ka kohë deri në 21 gusht që të hedh poshtë akuzat në lidhje me firmat e pavleshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *