• |
ide | kryesore

Rama reagon në Instagram për kaosin e emigrantëve në Kakavijë

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama reagoi në Instagram për situatën e krijuar në Kakavijë. Sipas tij të njëjtat procedura nuk ndiqen vetëm për shqiptarët, por edhe për çdo shtetas që hyn në pikat e tjera kufitare të Greqisë, qoftë edhe për vetë grekët.


Ndër të tjera kryeministri thotë se Forcat e Armatosura janë vënë në shërbim të qytetarëve që prej ditësh janë bllokuar në kufi, duke krijuar edhe një radhë prej 25 kilometrash vetëm e vetëm për kalimin në kufi. Kjo pasi duke filluar nga nesër çdokush që dëshiron të shkojë në Greqi do të duhet të bëjë një karantinë prej 7 ditësh.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren,”-shprehet Rama.

5 Comments

  1. Qe kur hoqe citjanet dhe atletet ste pjerdh fare asnje kryeminister tjeter ne Europe.Cudi si qytetaret e vendit te LIDERIT GLOBAL qe do zgjidhe problemin Rusi-Ukraine trajtohen ne kete menyre nga greket fqinje.Te pakten le t’ju coje KM jone disa kuti votimi bashke me dhomat e fshehta per te dhjere ,biles te dergoje dhe ministrin Klosi per te folur per mbrojtjen e mjedisit si dhe menyren e te dhjerit bio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu