• |
ide | kryesore

Kanye West rikthen konfliktin me Taylor Swift

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi  Kanye West, nuk  ka ndërmend të ndalë mesazhet të cilat i dedikohen këngëtares Taylor Swift.

Kanye, i cili po jeton në Wyiomin, në një postim në rrjetin social Twitter ka ‘thumbuar’ Taylor, për shkak të përdorimit të një kafshe.“Nuk dua të përdor ‘emoj’ të gjarprit, e dini pse… Nuk jam i sigurt nëse krishterët janë të lejuar ta përdorin atë”, ka shkruar ai.Po thuajse të gjithë e kujtojnë ‘luftën’ mes tij dhe këngëtares në vitin 2016, ku  reperi e kishte ofenduar Taylor në këngën “Famous”.Ndërkohë, Taylor më parë në një koncert të saj ka përdorur një gjarpër robotik, i cili ishte vendosur pas saj.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *