• |
ide | kryesore

Ndërron jetë Ben Cross

-Instant, Paparazzi, Slider



Ylli i filmit “Chariots Of Fire” Ben Cross ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Aktori është vlerësuar për portretizimin e atletit Olimpik Britanik, Harold Abrahams, në filmin e vitit 1981, i cili fitoi katër çmime Oscar duke përfshirë edhe Fotografinë më të mirë. Ai gjithashtu luajti rolin e Sarek në filmin “Star Trek” të vitit 2009. Cross ndërroi jetë të martën në mëngjes në Vjenë dhe lajmin e trishtë e konfirmoi familja e tij për “Deadline”. Në deklaratën e përfaqësuesit të tij thuhej: “Ben vdiq papritur sot pas një sëmundjeje. Ai sapo kishte përfunduar xhirimin e ‘The Devil’s Light’ për Lionsgate dhe më vonë këtë vit do ta shihni në filmin ‘Last Letter From Your Lover’ në rol kryesor”. Cross, aktor anglez i filmave dhe skenës së teatrit, u martua tre herë dhe la pas bashkëshorten Deyana Boneva Cross dhe tre fëmijët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *