• |
ide | kryesore

Takimi i 2 shtatorit në SHBA, Haradinaj: Shkojmë për marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se më 2 shtator mund të ketë marrëveshje finale Kosovë- Serbi, me njohje reciproke në kufijtë ekzistuesë.

Haradinaj thotë se me këtë qëllim po shkon Kosova në takimin e Uashingtonit.

Më tej ai thotë se nëse ka përparim atëhere edhe me kaq Kosovë mund të jetë e kënaqur për të vijuar dialogun.

“Po për çka po shkojmë në Uashington?’ Po shkojmë për marrëveshje, për njohje reciproke në kufi ekzistues. Nëse rrethanat e sjellin këtë marrëveshje, po shkojmë për këtë marrëveshje, por nëse ka përparim, marrim edhe përparimin cilido qoftë ai”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për REL.

Takimi i 2 shtatorit do të jetë i pari me ndërmjetësimin e SHBA pas rifillimit të dialogut, i cili u ndërpre për 2 vite pikërisht nga taksa 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake të Ramush Haradinajt.



3 Comments

  1. Sali Berisha ka pajisur me pasaporta diplomatike 700 njerëz të rrethit të tij familjar dhe politik, me qëllim për t’u përgatitur terrenin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, por edhe mundësisë së hakmarrjes për reprezaljet, torturat, zhdukjet, rrahjet, mashtrimin me piramidat etj. Një pjesë të njerëzve të tij, Berisha i ka pajisur me pasaporta diplomatike që në mars të vitit 1997 dhe pjesën tjetër pak para se të largohej nga Presidenca.

    Lëshimi i pasaportave diplomatike nga Berisha është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas ndryshimit të pushtetit. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, një nga anëtarët e komisionit, Spartak Braho, duke raportuar për rezultatet e hetimit, thekson se në Ministrinë e Jashtme janë zbuluar 700 shkresa të firmosura nga Sali Berisha për pajisjen me pasaporta diplomatike të 700 personave

  2. O I paemer i ores 10:19,a po te duket “prifti gomar eah?!
    Shemshedin Brahua (apo si e ka emrin qe i’a kane vu’ prinderit)ka pase shume vite me e denoncu “Plakun e Hekurt”,apo jo?!
    Haradinaj asht Haradinaj,ka pak ngjashmeri dhe per ca flitet ne artikull,s’ka lidhje me pasaportat shqiptare te asaj kohe,or mik.

  3. Ramush,pushken e morre,kur t’u ba thirrja,e per at pune ishe i pershtatshem,por per politike,mos e rrej mendjen kot.Vete kryeministri yt,po thote se shkojme ne Amerike,per marveshje ekonomike,e ti po e ben ate,mareveshje per njohje reciproke.Qe ne shprehje jeni gabim.Nuk ka kuptim shprehja”njohje reciproke,”sepse ju kerkoni qe Serbija,t’u njohe juve,si Kosove,dhe kjo mjafton,sepse juve,si Kosove e keni njoh dhe vijoni ta njihni Serbine,e cila as e ka permend ndonjehere,kerkesen per njohjen tuaj,si Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *