• |
ide | kryesore

‘Crvena Zvezda’ mbërrin në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekipi i Crvena Zvezdës ka mbërritur në Shqipëri. Lojtarët i janë drejtuar hotelit nën masa të rrepta sigurie.

Delegacioni i skuadrës serbe përbëhet nga 50 persona, ku mes tyre është edhe një kuzhinier, i cili do të ketë detyrën për të kontrolluar vaktet, pasi ushqimet nuk do të sillen nga Beogradi por do të konsumohen në hotelin e rezervuar në Tiranë.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, futbollistët, anëtarët e stafit profesional dhe drejtuesit do të kenë një kat të veçantë në hotelin ku ata do të qëndrojnë. Tashmë është rezervuar një ashensor, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për skuadrën serbe, si dhe një dhomë të veçantë ngrënie.

Për të mos patur ndonjë surprizë të pakëndshme, klubi serb ka kërkuar që të testohen për COVID-19 edhe shoferët që do t’i transportojnë drejt hotelit.

Crvena Zvezda do të kryejë stërvitjen e fundit në “Air Albania” të hënën në orën 19:00, ndërsa para fillimit të stërvitjes pritet që të flasë në konferencë për shtyp trajneri Dejan Stankovic. Për skuadrën serbe nuk do të ketë policë të ardhur nga Serbia pasi lojtarët nuk do të lejohen të dalin nga hoteli në bazë të protokollit të UEFA-s për të evituar infektimin nga covid-19.

Kujtojmë që ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e vlefshme për turin e dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve, do të luhet nesër në orën 20:00.



3 Comments

  1. Parlamenti, me urdhër të Berishës, u mblodh me urgjencë dhe në kohë rekord miratoi ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, bashkoi SHIK-un me Ministrinë e Brendshme, ndërsa emëroi Bashkim Gazideden gjeneral të përgjithshëm për udhëheqjen e operacionit, duke i vënë nën komandë policinë, SHIK dhe ushtrinë. Para lejes formale nga Parlamenti, Gazidede, me urdhër të Berishës, i kishte krijuar ndërkohë batalionet, përmes disa urdhrave sekretë. Militantët ishin armatosur me arsenalin e ushtrisë dhe po stërviteshin.

    Po çfarë ndodhi më pas? 12 ditë më pas, në 14 mars 1997, batalionet e Berishës dhe Gazidedes janë shpartalluar. Në datën 14 mars, Bashkim Gazidede ka dezertuar, është fshehur dhe ka nisur lëvizjet për t’u arratisur, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë dhe hakmarrjes së mundshme për dhunën, reprezaljet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve me anë të SHIK. Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali është arratisur në drejtim të paditur. Një pjesë e deputetëve ia kanë mbathur gjithashtu me anije, avion dhe rrugë të tjera. Jashtë Parlamentit dëgjohen krisma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *