• |
ide | kryesore

OFL në Elbasan, iu kërkon burimet e pasurisë 4 të dënuarve për prostitucion, drogë e vjedhje me armë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• Afrim Tarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• Vangjel Kondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• Dashamir Bahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;

• Mehmet Shahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.



3 Comments

  1. YMER BAZE NUK NA E BERI TE DITUR,GREGU ESHTE DJALI I EDI RAMES APO VELLAIT I EDI RAMES thotë:

    PSE NUK JUA DERGON FAMILJES HABILAJ DHE SAIMIR TAHIRIT DHE GERON XHAFAJ DHE FATMIR XHAFAJ,EDHE OLSI RAMES,SANDER LESHI

  2. Te dhjeXXXa estraden, Kobsitjani mire dosjet dhe futini ne burg pa keto formalizma KXXi paralajmerimi, boll me kete show idiot. Duket sikur i thoni hajduteve fshihni c’te mundni.

    Kush ka nje vile lluksoze, makine te kushtueshme, ora super, dihet qe me para llumi i ka bere. KXXE e karagjoz shtet e polici bashke.

    Ju XXX estraden kuptuat? BOLL!

  3. Parlamenti, me urdhër të Berishës, u mblodh me urgjencë dhe në kohë rekord miratoi ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, bashkoi SHIK-un me Ministrinë e Brendshme, ndërsa emëroi Bashkim Gazideden gjeneral të përgjithshëm për udhëheqjen e operacionit, duke i vënë nën komandë policinë, SHIK dhe ushtrinë. Para lejes formale nga Parlamenti, Gazidede, me urdhër të Berishës, i kishte krijuar ndërkohë batalionet, përmes disa urdhrave sekretë. Militantët ishin armatosur me arsenalin e ushtrisë dhe po stërviteshin.

    Po çfarë ndodhi më pas? 12 ditë më pas, në 14 mars 1997, batalionet e Berishës dhe Gazidedes janë shpartalluar. Në datën 14 mars, Bashkim Gazidede ka dezertuar, është fshehur dhe ka nisur lëvizjet për t’u arratisur, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë dhe hakmarrjes së mundshme për dhunën, reprezaljet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve me anë të SHIK. Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali është arratisur në drejtim të paditur. Një pjesë e deputetëve ia kanë mbathur gjithashtu me anije, avion dhe rrugë të tjera. Jashtë Parlamentit dëgjohen krisma.Po i vjen rralla o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *