• |
ide | kryesore

Klopp ka rezerva për triumfin e Bayern: “Fitoi Champions, por u ndihmua”

-Instant, Sport



Jurgen Klopp kalon skeptrin e kampionit të Europës tek rivalët e vjetër të Bayern Mynih, të cilëve i jep një shigjetim. “Bayern ka qenë pak me fat se, në mes të të gjithë kaosit me programet, kalendari gjerman ishte ndoshta më i përshtatshmi për Champions League” ka thënë tekniku i Liverpool për ZDF. Nuk mungojnë edhe komplimentet për bavarezët. “Për momentin është natyrisht një nga skuadrat më të mira absolutisht, janë të pajisur jashtëzakonisht mirë. Kanë lojtarë të nivelit botëror në cdo pozicion e të gjithë në moshën e duhur”.

Sipas teknikut, përtej meritave nën sytë e të gjithëve të skuadrës së Flick, kalendari i tronditur nga pandemia e koronavirus ka qenë një ndihmesë për Bayern. Gjermania, në fakt ishte vendi i parë europian që u kthye në veprim në maj, pasi Covid-19 i ndaloi të gjithë kampionatet. Në këtë mënyrë Bayern i shpërndau impenjimet e shumta dhe pati më tepër kohë për të rikuperuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *