• |
ide | kryesore

Merkato e kujdeshme pa shpenzime të çmendura: kështu Zhang bindi Conten

-Instant, Sport



Me Antonio Conte që vendosi të vazhdojë aventurën e tij tek Inter reagimi i parë i tifozëve zikaltër ka qenë: “Do ti kenë premtuar goditje të mëdha në merkato”. Në realitet rruga e ndërmarrë nga shoqëria nuk është ekzaktësisht kjo e Zhang ka qenë i qartë me teknikun e tij: Inter, është thënë gjatë takimit, do të vazhdojë të investojë por nuk mund të mos ketë mendjen tek momenti ekonomik shumë i komplikuar për shkak të koronavirus. Kështu, Marotta nuk do të qendrojë pushim, por duhet të kënaqë Conte me cdo mënyrë për të përforcuar skuadrën, por jo me investime të cmendura. Kështu, idea është për goditje të menduara e pjesërisht të lidhura me daljet. Këto të fundit mund të jenë shumë interesante për ta ngritur ndjeshëm buxhetin.

Me blerjen e Hakimi, sidoqoftë një blerje e mirë, zikaltrit mund ti dhurojnë Contes pa shumë probleme edhe Kumbullën e Tonalin. Në këtë pikë, për tiu përgjigjur kërkesave të teknikut, nevojitet një anësor i majtë, një qendërsulmues (ose dy nëse ikën Lautaro) e një mesfushor.

Për mesfushën emri që mund të kthehet në modë është ai i Vidal, që Barcelona ka vendosur ta lërë të lirë. Kiliani është i preferuar i Conte e, të paktën për këtë, teknikut do ti plotësohet dëshira. Pastaj duhen prekur rolet e tjerë. Në sulm, objektivët e gjashtë muajve më parë ishin Dzeko e Giroud por, për motive të ndryshme, të dy duken larg. Në javët e fundit janë përfolur shumë emra – mes tyre Aubameyang, për një operacion shumë kompleks – por e vërteta është se merkato e vërtetë do të nisë vetëm sot.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *