• |
ide | kryesore

Masat antiCovid në kufi me Greqinë, Ministria e Jashtme: Do të mbeten në fuqi edhe 14 ditët e ardhshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme njofton se për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë:

– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;

– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Për më shumë info, njoftimi i autoriteteve greke: https://bit.ly/3hAluA6.



1 Comment

  1. Ju qi fsha robt te gith politikanve dhe gazetareve qe majne propaganden, politikanet tradhtar, na rropen, sna lan me jetu ne vendin tone, ju vrafte zoti juve dhe familjeve tuaja ju ndodhshin po aq te keqija sa na kan ndodhur neve si popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *