• |
ide | kryesore

Thaçi akuza bashkësisë ndërkombëtare: Çështja e personave të zhdukur është turpi i tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se faktori ndërkombëtar duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe zbardhjen e të gjitha krimeve që kanë kanë kryer në Kosovë. Çështja e të pagjeturve është turp për bashkësinë ndërkombëtare, thotë Presidenti.

Në një postim në Facebook në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Thaçi shprehet se nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre.

Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë.

Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje”, shkruan Presidenti Thaçi.



4 Comments

  1. Eshte turpi i te gjithe ju pasi kur mua me mungon Babai, nena, vellai, motra une nuk ulem me vrasesin pa me kthyer ate ose te kerkoje falje zyrtarisht dhe te gjeje shkaktaret e tragjedive. Ne rast se une ulem e kuvendoj me te sikur nuk ka ndodhur gje kjo eshte amorale. Nuk eshte pikpamje ekstremiste, mund te duket e tille, por nuk mund te fshihen me gomen e lapsit mijera te zhdukur. Nuk mund te jete e pranueshme per nje mendje normale qe te kaperdije krimet makaber si hedhja ne lumin Danub te njerezve ne konteniere ne mes te Europes ne agim te shekullit te 21. Kjo nuk ka bythe ku te rrije le te thote cfare te doje kush te doje.
    Ashtu si ishin turp i njerzimit masakrat ne Bosnje po ashtu edhe ato ne Kosove. Nese nuk fillohet nga aty askund ske ku vete. Si mund te flasesh me komshiun per te bere tregeti kur ai te ka vrare Babane, Nenen, motren, vellane dhe ti je ne dijeni, ai eshte ne dijeni qe ti e di dhe te dy palet e kalojne keshtu.
    Eshte njerezore te shprehet keqardhje zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *