• |
ide | kryesore

Gjukanoviç: Është ngjallur projekti serbo-madh, po tentohet të kompensohet humbja e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjukanovic.jpg



Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka bërë një deklaratë të fortë pas zgjedhjeve që u mbajtën në shtetin e tij, ndërsa pohoi se është ringjallur projekti serbo-madh.

Në një intervistë për televizionin austriak ORF, kreu i shtetit malazez tha se synon që Serbia të sigurojë një farë kompensimi për humbjen e Kosovës. “Ky projekt aspiron të sigurojë disa kompensime për Serbinë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht Mali i Zi është objektivi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Unë mendoj se të gjithë e lexojmë po aq mirë, askush nuk është i painformuar”, tha Gjukanoviç.

Mes të tjerash ai u pyet nga kjo media dhe rreth flamujve të shumtë serbë që u përdoren në festimet gjatë natës së zgjedhjeve dhe ndikimit të rezultateve zgjedhore në raportet midis Serbisë dhe Malit të Zi.

“Këtë ikonografi që e përmendët në natën e zgjedhjeve dhe pas saj, besoj se i befason vetëm ata që nuk janë në rrjedhë me Ballkanin. Secili që ka pasur pak kohë të përcjellë se çfarë po ndodh në Ballkan, është dashur ta presë një gjë të tillë. Ne prej vitesh jemi duke i paralajmëruar partnerët tanë evropianë, euro-atlantikë dhe opinionin në tërësi se jo vetëm në Mal të Zi, madje guxoj të them më së paku në Mal të Zi, po përballen dy vizione të së ardhmes. Një nga këto është vizioni i mbështetur nga Mali i Zi, ai i së ardhmes evropiane të Ballkanit. Ne do ta respektojmë atë dhe ne do të luftojmë për politikën tonë po aq me pasion edhe në opozitë.”, përfundoi Gjukanoviç.



1 Comment

  1. Sipas ketij me te pasurit te malit te zi , qytetaret qe e kane votuar deri dje ne shumice , tani paskan dale nga ndikimi i tij dhe kane rene nen ndikimin e serbve , asnje fjale per vjedhjet dhe korrupsionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *